Mon, Nov 25, 2024

Mungesa e avokatit të Zotos shtyn gjyqin për inceneratorin e Fierit

  • PublishedJuly 3, 2023

Trupa gjykuese që po shqyrton çështjen me të akuzuar ish-ministrin , ish-depuetit Alqi Bllako dhe biznesmenin , vendosi të hënën të shtyjë seancën për në datën 10 korrik, pasi u konstatua mungesa e një avokati.

Gjyqi për aferën e inceneratorit të Fierit është në fazën e leximit të konkluzioneve të mbrojtjes për 15 të akuzuarit, pasi më herët prokuroria kërkoi në pretenca shpalljen fajtorë të të gjithë të akuzuarve dhe dënimin e tyre me një total prej 53 vjetësh burg duke përfshirë uljen nga gjykimi i shkurtuar dhe një vendim dënimi të pezulluar.

Por gjatë seancës së kryesuar nga gjyqtarja , pjesë e trupës me anëtar gjyqtaren dhe gjyqtarin , pas leximit të apelit të palëve, u vu në dukje se përfaqësuesi i biznesmenit Klodian Zoto, i cili është arratisur dhe gjykohet në mungesë, nuk ishte i pranishëm. Gjyqtarja tha se avokati Ardian Leka, kishte kërkuar shtyrje të procesit pasi nuk ndodhej në Shqipëri për shkak të një problemi shëndetësor.

Prokurori Dritan Prençi, i cili përfaqësonte akuzën në seancë, kundërshtoi kërkesën dhe kërkoi vijimin e leximit të mbrojtjes për të akuzuarit e tjerë dhe caktimin e një avokati kryesisht. Gjykata e konsultuar në vend vendosi që procesi të shtyhej, duke arsyetuar se avokati në fjalë nuk ishte bërë më herët arsye për pengimin e procesit dhe se me shtyrjen u jepej kohë mbrojtësve të sillnin qëndrimet përfundimtare në seancën e radhës. Gjykata po ashtu u kërkoi mbrojtësve të ish-ministrit Koka të shpreheshin me mendim mbi një kërkesë të bankës Raifaissen për tu cilësuar palë e tretë në proces.

Të akuzuar në proces janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, biznesmeni Klodian Zoto dhe zyrtarët e lartë Pëllumb Abeshi e Etleva Kondi, të cilët janë duke u gjykuar nga Gjykatra e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, edhe për aferën e incineratorit të Elbasanit.

Nën akuzë janë edhe anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, , , dhe akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa supervizori  Arben Dervishaj akuzohet edhe për “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë, drejtues dhe administratorë të “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k. dhe disa kompanive fiktive akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, dhe pastrim parash. Në listë janë Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, , Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza dhe drejtues të kompanive të dyshuara fiktive Regan Merdani e Gentian Zifla.