Panik në Elbasan, këputet përcjellësi i linjës së tensionit të lartë në Bradashesh, OST në vendngjarje
ELBASAN
Këputet një përcjellës i linjës së Tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit. Nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Paraprakisht dyshohet aksidentale. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Menjëherë janë angazhuar të gjitha grupet e punës së OST në vendngjarje për riparimin e linjës dhe verifikimin e dëmeve materiale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–