Mon, Nov 25, 2024

Urdhra mbrojtjeje dhe çështja në SPAK/ ‘Mollë sherri’ një rrugë, gruaja nga Fieri denoncon dhunën nga i vëllai

  • PublishedJuly 3, 2023

Kërcënime me jetë e dhunë fizike. Eshte kjo situata qe shoqëron prej rreth 20 vitesh Velentina Nuhajn dhe familjen e saj. Një konflikt shumëvjeçar me vëllanë Hamit Velaj, i është kthyer në makthin me të madh, madje tashmë ndjehet e pambrojtur dhe e rrezikuar përditë e më shumë.

Valentina Nuhaj, banuese ne “Lagjen e Re” në Patos , prej 20 vitesh është në sherr të vazhdueshëm me familjen e të vëllait, për shkak të një rruge që kalon para banesës së tyre që në urbanistikën e Patosit rezulton tokë truall e familjes.

Konflikti ka gjeneruar jo vetëm në dhunë verbale e psikologjike, por edhe në dhunë fizike. Përballë kësaj situate familja Velaj ka kërkuar urdhër mbrojtje, i cili nuk e ka qetësuar aspak situatën, pasi nga policia e Patosit urdhër mbrojtje i është dhënë edhe vëllait të saj. Valentina tregon se ka venë në dijeni të gjitha hallkat institucionale dhe të drejtësisë, deri te SPAK, të cilat deri më sot, sipas saj, nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje kësaj situate.

Sikur të mos mjaftonte kjo, stresi i vazhdueshëm ka bërë që Valentina të kalojë në gjendje depresive e të kurohet për disa sëmundje.

Sipas Valentinës, në kushtet ku ndodhen janë të frikësuar të shkojnë në shtëpinë e tyre, ndërsa edhe fëmijët janë larguar, për të shmangur konfliktet, edhe pse kërcënimet për jetë janë të vazhdueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.