“Vettingu, ilaçi për të pastruar sistemin”, Manja: Radha e organeve të drejtësisë për të forcuar besimin e qytetarëve
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendit deklaroi se vettingu është ilaçi i duhur për të pastruar sistemin. Teksa u ndal te reforma në drejtësi, ai theksoi se ajo ka dhënë rezultate konkrete.
Sipas tij është radha e organeve të drejtësisë që t’i sigurojnë shqiptarët për zgjidhje të problematikave.
“Koha kërkon rezultate konkrete, standarde të larta të garantimit të të drejtave kushtetuese dhe lirive themelore dhe institucional të organeve të reja. Sot falë rezultateve të reformës, Shqipëria ka marrë dritën jeshile për negociatat. Ndaj dua të ndalem për të falënderuar institucionet. Vakancat në gjykatë dhe në prokurori do të plotësohen.
Presim që nga sistemi të vijnë sinjale pozitive. Ka ardhur koha për të ndryshuar thelbësisht mentalitetin e ri. Prokurori i Përgjithshëm dhe i SPAK duhet të ndërmarrin hapa konkrete për garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.”, tha Manja.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–