Mon, Nov 25, 2024

Akuzohet se ka marrë para për të ulur dënimin e një të burgosuri, Gjykata e Posaçme jep vendimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit

  • PublishedJuly 4, 2023

Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare për ish gjyqtaren.

Ndërsa për avokatin Iilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1.4.

Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasi Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.