Mon, Nov 25, 2024

Emërimi i 4 familjarëve të deputetes Felaj në Prokurori, Ngjela: Të japin dorëheqjen ose…

  • PublishedJuly 4, 2023

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 u ndal te emërimi i 4 familjarëve të deputetes së PS-së Ermonela Felaj, ku tha se duhet të japin dorëheqjen.

Ngjela tha se në sistemin gjyqësor nuk lejohet familjariteti dhe se familjarët e Felajt kanë mundësi për të dhënë dorëheqjen ose të nisë një hetim për ta.

“Ka vetëm një zgjidhje. Ata duhet të japin dorëheqjen ose të pushohen. Nuk lejohet familjariteti në sistemin ligjor. Nuk lejohet në Prokurori apo Gjykata fisi, sepse është goditje penale dhe më këtë mund të godasësh të gjithë armiqtë politikë. Duhet të japin dorëheqjen që të shpëtojnë, në të kundërt do nisë hetimi se çfarë kanë bërë me çështjet penale. Këshilla ime është të japë dorëheqjen”, u shpreh Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.