Gjykata e Strasburgut gjobë Shqipërisë për vendimin ndaj ish-gjyqtarit Thanza / Vasili për reformën në drejtësi: Garanton pandëshkueshmërinë e pushtetarëve të Rilindjes
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka quajtur ‘skandal’ vendimin e marrë nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka dënuar me gjobë Shqipërinë për vendimin e padrejtë ndaj ish-gjyqtarit Admir Thanza.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se drejtësia e re është turpi i Reformës, teksa shton se kjo reformë është duke garantuar pandëshkueshmërinë ndaj pushtetarëve të Rilindjes, të cilët janë të zhytur në Korrupsion.
Postimi i plotë:
SKANDAL! Strasburgu serish vendim kunder Vetingut!!
Integriteti i Vetingut i cili duhet te ishte perfekt dhe korrekt ne perfeksion, si nje investim mbi te gjitha moral per drejtesine e re, ka rene pertoke dhe eshte kthyer ne turpin e Reformes.
Nje tjeter Vendim per padrejtesi ne procesin e Vetingut vjen piketisht sot ne 4 korrik nga Gjykata e Drejtave te njeriut ne Strasburg.
Gjykata e Strasburgut ka denuar me Vendim me gjobe Shqipërinë për vendim të padrejtë të Vettingut kundrejt Admir Thanzës, ish gjyqtar kushtetues i shkarkuar nga procesi i Vettingut.
Gjykata e Strasburgut ka vleresuar se eshte shkelur e drejta e një gjykimi të drejtë dhe shteti shqiptar duhet t’i paguajë paditësit vlerën prej 3500 euro.
Gjatë procesit të Vettingut ish-gjyqtari kushtetues kërkoi të njihej me informacionet e DSIK që e referonte me probleme të figurës, por këto dokumente u konsideruan sekrete dhe nuk ju treguan.
VAJMEDET PER KETE REFORME.
PRA VETINGU NUK GARANTON DOT AS MINIMUMIN, PRA NJE PROCES TE RREGULLT LIGJOR
Reforma ne Drejtesi eshte nje fiasko e madhe sepse:
Ka garantuar pandeshkueshmerine e pushtetareve te rilindjes te zhytur ne korrupsion
➡️Ka betonuar nepotizmin dhe pushtimin e drejtesise nga familjaret e pushtetareve rilindas
➡️Ka rrenuar sistemin e drejtesise duke e asfiksuar dhe duke e kthyer ne nje makth per qytetaret.
➡️Ka minuar sigurine juridike, cilesine e vendimeve dhe aksesin ne drejtesi.
KUSH BROHORET PER KETE REFORME ESHTE THJESHT NJE SHERBETOR RILINDAS I RRENIMIT TE SHTETIT LIGJOR NE SHQIPERI.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–