Mon, Nov 25, 2024

Kolegji riçel hetimin për çështjen ndaj Erarbër Madhit

  • PublishedJuly 4, 2023

Gjyqtari u pyet gjërësisht të martën, gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga vëzhguesi ndërkombëtar , mbi marrëdhëniet me prindërit dhe burimin e pasurisë që përfshin një apartament dhe disa milion lekë në likujditete.

Paratë, një shumë prej 350 mijë dollarësh të deklaruara si të ardhura nga puna e babait të ndjerë, pretendohet që ishin mbajtur cash nga prindërit të paktën deri në vitin 2005. Kessler këmbënguli në pyetësor nëse Madhi e dinte ku ruheshin këto para në shtëpi. “A mos ishin në një kuti këpucësh?”, tha Kessler.

Madhi nga ana e tij iu përgjigj kryesisht me “nuk e di”, pyetjeve. Ai tha se kurrë nuk kishte parë shuma të mëdha parash cash dhe informacioni që ai kishte për to vinte nga bisedat me të atin. Madhi foli për një marrëdhënie të ftohtë me nënën, ndërsa tha se kishte mësuar për pasuritë, pak kohë para se ëma të ndahej nga jeta.

Megjithatë mbrojtja e  gjyqtarit u fokusua kryesisht në faktin se as e ëma dhe as babai nuk duhej të konsideroheshin persona të lidhur dhe se përpos trashëgimisë ai nuk kishte pasur marrëdhënie me këtë pasuri.

Madhi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 13 shkurt me shumicë votash.  Kryesuesi i trupës, Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Genta Tafa Bungo votuan në favor të konfirmimit, duke i konsideruar bindëse argumentet e tij, mbi burimin e pasurisë.  Ndërkohë në pakicë, relatorja Valbona Sanxhaktari vlerësoi se Madhi duhej të ishte shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Vendimi për konfirmimin u rekomandua për apelim nga ONM dhe u ankimua nga Komisionerja Publike , kryesisht për mungesën e besueshmërisë mbi burimin e pasurisë së prindërve dhe dyshimet se kjo ishte pasuri e fshehur e Madhit.  Trupa e Kolegjit që ka marrë në shqyrtim çështjen e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me anëtare , , dhe .

Por në seancën e të martës Komisionerja Irena Nino, kishte njoftuar trupën për pamundësi për arsye shëndetësore dhe u zëvendësua nga Komisioneri Florian Ballhysa.

Ky i fundit lexoi shkurt parashtrimet, duke vënë në dukje mungesën e provave për pasurinë e babait të gjyqtarit. Ballhysa tha se Madhi nuk kishte sjellë prova dhe qëndrimet e tij ishin deklarative, ndërsa tha se situata dukej si një “përpjekje për fshehje të pasurisë”.

Avokati , fjala e të cilit u ndërpre disa herë për shkak të problemeve teknike, lexoi nga ana tjetër parashtrime të detajuara. Mërtiri këmbënguli se Madhi kishte jetuar veç familjes në mjedise të vogla em qira, në Tiranë dhe Vlorë dhe se ai nuk ishte person i lidhur sa i përket pasurisë së prindërve.

Ai megjithatë pretendoi se gjyqtari kishte sjellë prova mbi punën e babait, përfshi fotografi nga seminaret e zhvilluara dhe udhëtimet që dokumentoheshin në pasaportën e tij. Avokati po ashtu këmbënguli se pas vdekjes së babait, të ardhurat e fituara prej tij dhe mbajtura cash në shtëpi ishin trashëguar nga nëna dhe se Madhi nuk kishte pasur të bënte me mënyrën se si ato ishin menaxhuar.

Vetë Madhi foli vetëm pasi iu bënë pyetje nga vëzhguesi ndërkombëtar. Kessler i cili kërkoi të dinte më shumë mbi marrëdhënit familjare e pyeti ndër te tjera gjyqtarin nëse kishte pasur trauma në fëmijëri apo nëse ndaj tij ishte përdorur dhunë.

Madhi mohoi këtë të fundit dhe duke zgjedhur fjalët i foli Kessler për familje tradicionele ku fëmijët nuk përfshihehin në menaxhimin e financave. Ai po ashtu pretendoi se fmilja kishte një histori të komplikuar, përfshi një ndarje në kohën e diktaturës, pasi një nga prindërit ishte “i goditur”. Ai tha se për një kohë kishte jetuar vetëm me njërin prej tyre, pa saktësuar se kë, dhe më pas tha se familja u ribashkua.

Këmbënguljes së Kessler nëse ai kishte pasur dijeni për pagesat që merrte babai, Madhi iu përgjigj në mënyrë të vagullt se bëhej fjalë për përllogaritje që ai i bënte bazuar në bisedat me të atin. Madhi tha në seancë se ai maksimumi kishte parë 3-4 mijë dollarë cash.

Në lidhje me raportin e ftohtë me nënën Madhi përmendi disa herë, se ajo ishte një grua e pavarur dhe se pas ndarjes nga jeta të babait kishte vazhduer jetën e saj. Ai tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me paratë, por kishte gjetur se ato ishin vendosur në bankë në vitin 2005 me mbiemrin e nënës pas martese dhe më pas ajo kishte ndryshuar emrin dhe llogaritë e tjera rezultonin me mbiemrin e vajzërisë.

Mbrojtësi i tij dhe vetë Madhi këmbëngulën se kishin kërkuar informacion nga institucionet ku babai i tij kishte punuar, por thanë se nuk kishin marrë përgjigje. Duke iu referuar faktit që babai ishte marrë me armët kimike dhe ndalimin e përhapjes së tyre, Madhi tha se disa nga punët e tij mund të kenë qenë edhe sekret.

Pasi KPA pranoi prova të reja për çështjen dhe vendosi hapjen e hetimit, avokati Mërtiri parashtroi si kërkesë që Kolegji t’u jepte më shumë kohë për të pritur një përgjigje nga NATO, për të cilën babai i Madhit kishte kryer punë.

KPA pranoi kërkesat dhe bëri me dije se seanca e rradhës do të mbahej në 19 korrik.