KQZ merr vendimin, zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet në Rrogozhinë
Zgjedhjet për kryetarin e ri të në Bashkinë e Rrogozhinës do të mbahen në datën 23 korrik, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm.
KQZ ka marrë vendimin pasi Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut.
Kështu, në 23 korrik qytetarët e Rrogozhinës do të shprehin vullnetin e tyre duke zgjedhur mes kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
Duke qenë se diferenca e votave mes dy kandidatëve ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV, është vendosur përsëritja e procesit, i cili do mbahet në 23 korrik.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–