Mon, Nov 25, 2024

“Serbët edhe kur na kanë vrarë, thanë viktimat jemi ne”, Majko: Sado i mërzitur të jetë Rama me Kurtin, nëse Kosova hyn në luftë, Shqipëria do të shkojë pas saj!

  • PublishedJuly 4, 2023

Ish-kryeministri Pandeli Majko, në emisionin “Open” në News24 foli për tensionet ën veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Gjatë kësaj interviste, Majko tha se Kurti ndodhet me një presion shumë të madh, me bandat në veri, duke shtuar se serbet gjithmonë i kanë provokuar shqiptarët.

“Albin Kurti është rritur nën presion dhe ka ditur të dalë me sukses. Ka dalë nga burgu me sukses dhe ka krijuar një forcë politike nga fillimi. Albin Kurti shkëlqen kur është nën presion, por çështja është që momenti detajet rrethanat do ti vendosë Kosova dhe askush tjetër. Kërkohet që marrëdhënia shqiptaro-serbe të ketë ulje tensioni. Serbët do të provokojnë, gjithmonë kanë provokuar. Edhe kur na kanë vrarë kanë thënë viktimat jemi ne. Ata që ne i konsiderojmë miq të mos mendojmë se helmi i sjelljes serbe në rajon, na ka hyrë edhe në gjak. Albin Kurti për momentin nuk ka bërë gabime të jashtëzakonshme, është në presion shumë të madh për t’u përballur me bandat. Historia që po zhvillohet në Kosovë është në dukje serbe por gjërat janë më të thella. Është e paimagjinushme që një qeveri që ka ushtarë të NATO-s atje, të shtrohet pyetja nëse do të na fusni në luftë të paktën na thoni. Nëse Kosova do të hyjë në luftë, sado të mërzitur të jenë Rama me Kurtin një gjë është e padiskutueshme Shqipëria do të shkojë pas saj. Ka një profil diskutimi sikur Shqipëria e ka lënë pas Kosovës, mendoj që Ramën duhet të kuptojnë ashtu siç është, tradhtitë nuk bëhen me shprehke publike, ruhuni nga ata që nuk flasin, jo Ramës që gjysmat i ka me humor”, tha ndër të tjera ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.