Mon, Nov 25, 2024

Sulmuesi i harruar nga FSHF kryen vizitat mjekësore te klubi i Serisë A, gati firma në kontratë

  • PublishedJuly 4, 2023


Sulmuesi i harruar nga FSHF kryen vizitat mjekësore te klubi i Serisë A, gati firma në kontratë

4 July, 2023

4 July, 2023

Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet klubeve të Serisë A. Sulmuesi 21-vjeçar, Marvin Çuni, pritet të zyrtarizohet në radhët e klubit të Frosinones në elitën e futbollit italian.

Djaloshi shqiptar, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e U19 të Shqipërisë, vjen nga Gjermania ku së fundmi ka luajtur me Paderborn dhe Sarbruken. Ai ka kaluar vizitat mjekësore me klubin italian dhe pritet që gjatë ditës së sotme të firmosë marrëveshjen trevjeçare me skuadrën italiane.

Çuni është një emër i njohur edhe në Shqipëri pasi është vlerësuar si një talent i jashtëzakonshëm që kur shpërtheu në akademinë e Bajern Mynih. Ai ishte një emër që u mor gjatë në konsideratë edhe nga FSHF duke u përfshirë në moshë të re në kombëtaret e moshave.

Por pas vetëm 6 ndeshjesh me U19, të fundit në vitin 2019, emri i tij thuajse u zhduk nga radarët e ekipeve të moshave. Gjë që me siguroi do të ndryshojë me shpejtësi tani që ai është bërë pjesë e një klubi në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net