U kapën me drogën me vlerë mbi 700 mijë euro, përfundon në pranga i riu shqiptar dhe 56-vjeçari italian
Një i ri shqiptar në Itali është arrestuar së bashku me një 56-vjeçar italian pasi të dy zotëronin një sasi droge me vlerë mbi 700 mijë euro.
Mësohet se të dy bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis, të cilën e kishin fshehur në një banesë në Bolonja.
Ata ranë në gjurmët e policisë pasi 56-vjeçari ishte pikasur duke ngarkuar dy pako të dyshimta në një makinë, të cilën më pas e ka marrë në drejtim 20-vjeçari shqiptar.
Brenda dy pakove ishin fshehur 58 kilogramë hashash , zbulim që bëri që agjentët të kontrollonin edhe shtëpinë, duke gjetur disa kilogramë kanabis, si edhe 150 gramë kokainë.
Gjithashtu, në pronën e 56-vjeçarit u gjetën rreth 1200 euro cash, ndërsa të dy u arrestuan për posedim për trafik droge dhe u dërguan në burg.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–