Mon, Nov 25, 2024

Atentati në Fushë-Krujë/ Prençi: Koka e Bejtjas nuk ka çmim. Ferhati kritika policisë: Mos të merret me ndotjen akustike, por me…

  • PublishedJuly 5, 2023

Në studion e emisionit “Në Shënjestër” në News24, nga gazetarja Klodiana Lala, u diskutua për atentatin në Fushë-Krujë ndaj Gentian Bejtjës, ku ka mbetur i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe i janë plagosur dy djemtë e mitur.

Ish-drejtues i lartë i policisë shtetit Shemsi Prençi tha se Bejtja është një personazh kompleks i botës së krimit dhe se koka e tij nuk ka çmim, për aq kohë sa autorët qëlluan në makinë ku ishin dhe dy fëmijët e mitur.

Ndërsa gazetari Eni Ferhati kritikoi policinë, ku tha se nuk duhet të merret me ndotjen akustike, por me grupet e organizuara kriminale.

Pjesë nga diskutimi në emision:

Ferhati: Bashkëpunimi i hershëm i tyre dhe prishja e marrëdhënieve ka bërë që të shtohet frika. Është e pakuptimtë dhe ja ndjerë i dëshpëruar atë ditë kur kam qenë në vendngjarje. Kam parë forcat e Renea dhe policët që nuk dinin ku të shkonin, pasi ishin në një fshat të kontrolluar nga krimi. Duke duar se çfarë mbart ajo zonë aty, për atentate këto veprime të policisë, unë i konsideroj si të dëshpëruar. Pse? Sepse prej javësh merret me ndotjen akustike. Unë e mirëkuptoj këtë pjesë, por kur jemi në këtë ngjarje alarmante, nuk e di. Është një ngjarje që nuk ka asnjë pistë. Të Merremi dhe ushtrojmë presion për zhurmën akustike. Prioritet nuk është ndotja akustike, por duhet të jetë krimi. Policia të ketë prioritet krimin e organizuar. Bejtja ka ardhur në Shqipëri para disa kohës, ka informacion policia që këtij individi i është mohuar e drejta e azilit në vende skandinave? Ja me këto çështje të merret policia.

Prençi: Është një personazh kontrovers i botës së krimit. Jo vetëm një grup, por disa po kërkojnë kokën e tij. Bejtja është kthyer në një rrezik për grupet kriminale. Fakti që ai mungon në Shqipëri për një kohë të gjatë dhe ka kërkuar azil, duhet të ishte kushtuar vëmendje për këtë njeri. Bejtja di shumë. Nuk di vetëm për Nikën, Larushkën, Fushë Krujën, por edhe për trekëndëshin e Bermudës.
Si mund të qëllosh në një makinë që ka fëmijë? Ata e kanë ditur shumë mirë që është në makinë he me kë. Nisma e tillë tregon se sa kërkohet koka e Bejtjas. Pra nuk ka çmimin, pasi grupet kriminale nuk kanë frikë të vrasin edhe fëmijë.

Ferhati: Nuk e kuptoj se si babai i fëmijëve nuk paraqitet në spital, dhe kjo tregon frikën e madhe. Ai mund ta dijë që kush është i interesuar për ta vrarë do e presin të dera e spitalit. Kemi të bëjmë me një situatë të re alarmante, pasi janë përfshirë dhe fëmijë.

Prençi: Bejtja e kupton që është i rrethuar, jo nga shteti por nga bota e krimit dhe kundërshtarët nuk i ka pak. Ai duhet të zgjedhë bashkëpunimin me të keqen më të vogël, që është drejtësia. Nuk e kuptoj se si një vatër kriminale të mbetet e zhveshur nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.