EMRI/ Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 47-vjeçari në Lushnje (VIDEO)
Finalizohet operacioni i koduar ‘Delivery’. Bëhet me dije se në pranga ka rënë 47-vjeçari Anil Canka, pasi shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme në Lushnje.
Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1000 doza kanabis që u gjetën në automjetin dhe banesën e 47-vjeçarit.
Sakaq bëhet me dije se ende vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
NJOFTIMI:
DVP Fier
Finalizohet pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Delivery”.
Shpërndante doza kanabisi, në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 47-vjeçari.
Sekuestrohen 1000 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që u gjetën në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Fier, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, të një rasti të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Delivery”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. C., 47 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ndërkohë që po udhëtonte me automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën edhe qindra doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjeti tip “Volksëagen”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari e ushtronte aktivitetin e tij kriminal në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–