Mon, Nov 25, 2024

Flamurtari zyrtarizon firmën e tretë të ditës, prezanton mbrojtësin me eksperiencë në Kategorinë e Parë

  • PublishedJuly 5, 2023


Flamurtari zyrtarizon firmën e tretë të ditës, prezanton mbrojtësin me eksperiencë në Kategorinë e Parë

5 July, 2023

5 July, 2023

Klubi i Flamurtarit vazhdon të plotësojë radhët me futbollistë të cilët do të vihen nën urdhrat e trajnerit Emiljano Çela në sezonin e ri. Vlonjatët kërkojnë me çdo kusht kthimin në Superiore ndaj po afrojnë emra të njohur si sa i përket Superiores, ashtu edhe Kategorisë së Parë, për të ndërtuar një ekip të denjë për të synuar ngjitjen.

Pas firmës me Eni Imamin dhe me Aleks Mrdja gjatë paradites, klubi vlonjat ka zyrtarizuar pasdite edhe firmën me Fabio Hasën. Mbrojtësi është një emër i njohur në Kategorinë e Parë, teksa ka luajtur me skuadra të ndryshme në këtë nivel, më së fundmi me Burrelin.

Lojtari pritet të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Çela, i cili ka bërë të ditur sot në një intervistë për “Panorama TV” se merkato në mbrojtje ishte thuajse e mbyllur dhe në ditët në vijim do të bëheshin afrime me emra në repartet e tjera.

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net