Tensionet në Kosovë, Balliu: Qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me trajtimin mediatik në Shqipëri për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Balliu u shpreh se “të gjitha mediat e Ramës” janë shprehur kundër Kosovës dhe pro Vuçiçit, ndërsa shtoi se këto media pranë kryeministrit “nuk kanë shkruar asnjë gërmë për krimet e Serbisë apo rrezikun serb”.
Sipas tij është e qartë se qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon.
Postimi i plotë:
Te gjitha mediat e Edi Ramës kundër Kosovës pro Vuçiçit
Asnjë gërmë e shkruar apo e artikuluar për krimet e Serbisë në mediat e Ramës,asnjë gërmë për rrezikun Serb asnjë gërmë për rrezikun Rus,asnjë gërmë për kërcënimet me gjak,e asnjë gërmë për ministrin e Millosheviçit.
Vetëm sulme ndaj Kosovës,sulme ndaj demokracisë,sulme ndaj Shqipërisë,sulm ndaj kombit dhe cdo shqipëtari.
Tanimë është e qartë se qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon.
Si rjedhoje beteja kundër tij nuk është thjeshte politike, por është nje beteje jetike për të mbrojtur Shqipërine dhe interesat tona kombëtare.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–