Mon, Nov 25, 2024

U kapën duke fshehur kokainë në një shtyllë tensioni, arrestohen shqiptari dhe bashkëpunëtori grek

  • PublishedJuly 5, 2023

Një 20-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar grek janë arrestuar në Greqi pasi janë kapur duke fshehur kokainë në një shtyllë tensioni.

Mediat greke shkruajnë se dy të rinjtë kishin blerë katër doza më kokainë, me peshë 3.5 gram dhe tentuan t’i fshihnin ato në një shtyllë tensioni.

Gjatë operacionit policor, dy të rinjtë tentuan të arratiseshin, por pa sukses. Aktualisht të dy ndodhen në burgun e Hallidiki, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.