Vendimi i qeverisë për studentët e UMT/ “Vendim antikushtetues!”, Shehu: Persekutim i mëtejshëm për mjekët
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka quajtur si antikushtetuese vendimin e marrë nga qeveria për dorëzimin e diplomave për studentët e mjekësisë, pas 5 vitesh.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu shkruan se vendimi i qeverisë është një persekutim i mëtejshëm për mjekët, duke i trajtuar si skllevër, pa dinjitet dhe të drejta.
Postimi i plotë:
Marrezia dhe arbitrariteti u be realitet!
Studenteve te mjekesise nuk do tu dorrezohen diplomat per 5 vite mbas studimeve!
Nje vendim a ligj ky krejt ne kundershtim me te drejtat kushtetuese, ato themelore e njeriut, te drejten per levizje, punesim e specializim te lire!
E pa degjuar dicka e tille ne boten demokrattike!
Nje keq trajtim, persekutim i metejshem ky per mjeket, duke i trajtuar si skllever pa dinjitet e te drejta!
Ne nje kohe kjo kur studimi publik duhet te jete gratis, studentet tane te mjekesise paguajne 450 mije lek te vjetra ne vit, vetem si tarife studimi!
Dhe me tej mbahet peng per 5 vite!
Pervec ketyre nje student i mjekesise duhet te specializohet, qofte edhe si mjek familje e me tej te punoje.
Ky vendim bllokon keshtu edhe specializimet jashte vendit te te diplomuarve.
Per nje vit specializim ne vendin tone specializanti paguan 1,2 milion leke te vjetra e shumica as rroge nuk marrin.
Ndersa kudo specializantet kane nje pagese te konsiderueshme per punen, qe ofrojne.
Ky eshte nje veprim i denje per diktaturat, qe nuk sherben as cilesise se shrbimit mjekesor e as “joshjes” se mjekeve per te punuar ne Shqiperi!
Perkundrazi do te keqesoje edhe gjendjen e sistemit!
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–