Vrasja e kunatit dhe plagosja e 2 fëmijëve të Gentjan Bejtjas, zbardhen dëshmitë e 2 armiqve të tij. Çfarë deklaruan Valter Bami dhe Marklen Haka
Prokuroria e Tiranës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesnatën e së hënës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.
Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë për “BalkanWeb” detaje të reja nga hetimet dhe krimi i rëndë që trondit Krujën.
Ajo tha se Gentjan Bejtja i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në fshatin Larushk të Krujës kishte përplasje me Durim dhe Valter Bamin si dhe Marklen Hakën. Për këtë arsye ditën e djeshme kontrolle në banesat e dy vëllezëre Bami. Po kështu dje është shoqëruar Valter Bami i cili ka deklaruar se ka qenë në banesën e tij dhe ka mohuar se ka marrë pjesë në atentat, duke treguar dhe kamerat e banesës së tij.
“Por faktet flasin për një përplasje të fortë mes Bamit dhe Bejtjes. Po kështu hetuesit kanë marrë dhe dëshminë e Marklen Hakës, i cili i ka mbijetuar dy atentateve. Dhe Haka ka pretenduar se ka qenë në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia po kontrollon qelizat e telefonave të tij dhe po kryen hetime dhe në rrethin përqark tyre. Dyshimet janë se shënjestra ishte Gentjan Bejtja i cili ka zbritur nga makina pak minuta para atentatit ku u vra kunati i tij dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.
Janë marrë në pyetje dhe lidhjet e tyre shoqërore dhe persona dëshmitarë të ngjarjes, siç është një kushëri i afërt i Bejtjas, i cili ka shquar tre ekzekutorë. Rezulton se kunati i Bejtjas, i cili u vra gabimisht nuk ka asnjë skedim për veprimtari të mëparshme kriminale. Prokuroria ende nuk e ka marrë dëshminë e Durim Bamit, pasi rezulton jashtë vendit. Durim Bami konsiderohet si një nga njerëzit më të rëndësishëm të botës së krimit”, raportoi Lala.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–