TURI I FRANCËS 2023/ Australiani Hindley fiton në etapën e pestë, rrëmben fanellën e verdhë (FOTO)
TURI I FRANCËS 2023/ Australiani Hindley fiton në etapën e pestë, rrëmben fanellën e verdhë (FOTO)
6 July, 2023
6 July, 2023
Turi i Francës, kompeticioni më i rëndësishëm dhe më prestigjioz i çiklizmit në botë ka zhvilluar dje etapën e pestë të edicionit të 110-të, PauLaruns (163 km).
Triumfi në këtë garë ka shkuar për australianin Jai Hindley, i cili fiksoi kohën 03:57:07 duke e kaluar vijën e finishit i pari. Një sukses i rëndësishëm që i jep 27-vjeçarit edhe fanellën e verdhë të liderit. Hindely bëhet kështu australiani i tetë në historinë e Turit të Francës që merr fanellën e verdhë pas PasPhil Anderson, Stuart O’Grady, Bradley McGee, Robbie McEwen, Simon Gerrans, Cadel Evans dhe Rohan Dennis.
Turi i Francës 2023 do të vijojë sot me etapën e gjashtë Tarbes-Cauterets–Cambasque me gjatësi 144.9 kilometra.
PANORAMASPORT.AL