Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari i kanë dhënë fund lidhjes? Ja kë ndjek modelja në rrjetet sociale
Ditën e djeshme Beniada Nishani u përfol për një ndarje të mundshme me vëllanë e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.
Edhe pse nuk e konfirmuan asnjëherë lidhjen e tyre të dashurisë, fansat vunë re detaje dhe destinacione që bënte bashkë dyshen.
Modelja e njohur ka folur për lidhjen e saj të dashurisë duke treguar se ka gjetur një person që e kupton edhe pa folur por pa folur asnjëherë me emër.
Vip Magazine kontrolloi profilet e Beniadës dhe Blertit dhe ata të dy nuk e ndjekin njëri tjetrin në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër Blerti ka fshirë nga instagrami një postim ku kishte një foto me Beniadën në studion e emisionit “Procesi Sportiv”, ku ata u njohën vitin e kaluar.
Por modelja vazhdon të ndjekë në rrjetet sociale vëllanë e Blertit, ish-opinionistin e BBV, Arbër Hajdarin si dhe nënën e tyre Mira Hajdari.
Kjo ka shtuar dyshimet se heqja e fotos dhe njëri tjetrit nga instagrami mund të ketë qenë një mënyrë për të larguar vëmendjen e publikut nga lidhja e tyre, ose tashmë ata kanë zgjedhur të shkojnë në rrugë të ndryshme duke ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.