Mon, Nov 25, 2024

Dhuna barbare dhe tentativa për të fshehur ngjarjen, Çuçi dhe Rrumbullaku shkrijnë komisariatin e Krujës, nis hetimi

  • PublishedJuly 8, 2023

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku qëndruan në një takim kokë më kokë për rreth 5 orë ditën e sotme, kanë vendosur që të këtë ndryshime rrënjësore për të gjithë linjën drejtuese të komisariatit të Krujës.

Komisariati i Krujës pritet t’i nënshtrohet një hetimi, ndërkohë që paralajmërohen dhe masa ndaj drejtuesve të këtij institucioni të cilët kanë neglizhuar detyrën, fillimisht duke e fshehur si ngjarje dhe duke tentuar ta kalojnë si një sherr banal.

“Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.