Mon, Nov 25, 2024

Gomonia futet në zonën e ndaluar ku notojnë pushuesit në Ksamil, ndërhyn policia, bllokohet mjeti dhe gjobitet pronari

  • PublishedJuly 8, 2023

Policia, pas marrjes së njoftimit se një gomone po lundronte në zonë të ndaluar, në Ksamil, ka ushtruar menjëherë kontroll dhe më pas ka bllokuar mjetin lundrues gomone në SPK Port Sarandë.

Në vijim të veprimeve procedurale, pronari i mjetit lundrues, shtetasi A. P., është ndëshkuar me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, pasi ka lundruar në zonë të ndaluar dhe nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm, në bordin e mjetit lundrues.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha zonat bregdetare, ndaj apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të lundrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, që të mos cenojnë sigurinë e pushuesve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.