“Isha në shtëpi kur ndodhi atentati”, i arrestuar për vrasjen në Larushk, Valter Bami në gjykatë për masën e sigurisë. Pse nisi përplasja me Gentjan Bejtjan
Valter Bami pritet të dalë sot në gjykatë për masë sigurie. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” Valter Bami i konsideruar si “i forti i Niklës” është arrestuar me akuzën për armëmbajtje pa leje, por Prokuroria e Tiranës ka dyshime se është i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.
Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Policia ka dyshime se Bami është i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë dhe ka prova që e lidhin me masakrën. Por Valter Bami pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ka qenë në banesën e tij kur ka ndodhur krimi.
Sa për gjurmët e barutit ka thënë se ka me leje një armë gjueti me të cilën bën qitje.
Valter Bami dhe Gentjan Bejtja janë në përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë dyshime të forta se Bejtja mund të flasë dhe dëshmojë për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–