Bankers përmirëson infrastrukturën në Marinëz dhe Belinë, investime për urbanizimin dhe hapësira rekreative
Kompania Bankers Petroleum Albania vijon të jetë një partnere aktive e komuniteteve të zonave ku operon. Dy projektet më të rëndësishme edhe këtë vit në Bashkitë Roskovec dhe Patos janë fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës e fshatrave përreth.
Rehabilitimi I fshatit Marinzës ka hyrë tashmë në fazën finale me shtrimin e trotuareve dhe gjelbërimit të zonës. Ky projekt në Bashkinë Roskovec pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim duke ndryshuar kështu edhe ‘fytyrën’ e kësaj zone duke e urbanizuar dhe mundësuar hapësira çplodhëse dhe rekreative për mbi 2000 banorët e zonës.
Partneri kryesor i Bashkisë në këtë investim strategjik për zonën është kompania Bankers e cila përgjatë 2 viteve të fundit, 2022-2023 ka investuar 200 mijë dollarë në projektin e rikualifikimit urban. Përmes këtij investimi janë rehabilituar të gjitha kanalet kulluese dhe kanali kryesor duke shmangur kështu njëherë e përgjithmonë përmbytjet në këtë fshat. Tashmë Bashkia po vijon me fazën e fundit të projektit, asfaltimin, ndriçimin dhe mbjelljen e pemëve.
Ndërkohë në Bashkinë Patos projekti pritet të fillojë së shpejti pasi ka marrë tashmë miratimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse. Investimi do të shtrihet në fshatin Belinë ku do të rikonstruktohen të gjitha kanalet vaditëse të zonës për t’i ardhur në ndihmë sektorit të bujqësisë që është edhe burimi kryesor i të ardhurave për banorët e kësaj zone.
Edhe në këtë Bashki, Bankers do të investojë 100 mijë dollarë si pjesë e projekteve të saj në komunitet, në kuadër të përgjegjegjshmërisë sociale të kompanisë.
Përfaqësuesit zyrtarë të Bankers thonë se gjatë viteve të fundit, investimet sociale janë përqendruar në projekte të rëndësishme infrastrukturore pasi qëllimi është përmirësimi i kushteve të jetesës së banorëve të zonave ku ushtrohet aktiviteti hidrokarbur.
Operacionet e Bankers kontribuojnë në ekonomi përmes taksave, vendeve të punës dhe mundësive të biznesit. Por kompania është shumë aktive në investimet sociale në fusha të përcaktuara nga nevojat dhe prioritetet e komunitetit lokal. Këto investime ndonjëherë janë vullnetare por kryesisht realizohen në bashkëpunim me qeveritë lokale në bazë të kërkesave dhe projekteve që ato kanë.
Projektet 2022
· Bashkia Roskovec – “Pastrimi, sistemimi dhe mbulimi me tombino i kanalit kryesor K25 përmes fshatit Marinzës, pjesë e rikualifikimit urban të fshatrave, faza 1- 100,000 USD
· Bashkia Patos – “Rikonstruksion i rrugës lidhëse Zharrez-Shen Maria” – 100,000 USD
Projektet 2023
· Bashkia Roskovec – “Mbulimi i kanalit kullues K25 përgjatë fshatit Marinëz, pjesë e rikualifikimit urban të fshatrave, faza e II-të” – 100,000 USD. Projekti ka përfunduar më 30 qershor.
· Bashkia Patos – “Rikonstruksion i kanaleve vaditëse në fshatin Belinë” – 100,000 USD. Projekti pritet të fillojë së shpejti.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–