Mon, Nov 25, 2024

Banorët denoncuan se u janë dëmtuar banesat nga shpërthimet, Prokuroria nis hetimet për guroren në Borizanë

  • PublishedJuly 10, 2023

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime për dy procedime penale për “Shkatërrim i Pronës” në Krujë ndaj gurores në Borizanë në Krujë, e cila u bë dhe ‘mollë sherri’ pak ditë më parë, ku familjarë të ish-deputetit Rrahman Rraja dhunuan dy kushërinj të fisit Maja.

Hetimi ka nisur pas denoncimit të bërë nga banorët, të cilët deklarojnë se nga shpërthimet e forta u janë dëmtuar banesat. Sakaq theksohet se çështja vazhdon të mbetet në fazën e hetimeve paraprake.

“Prokuroria bën me dije se mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.

Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal. Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake”, njofton prokuroria.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.