Mon, Nov 25, 2024

Burrë e grua humbën jetën në aksident, arrestohet shoferi i autobusit që përplasi motorin

  • PublishedJuly 10, 2023

SHKODËR

Aksidentoi me pasojë vdekjen çiftin e bashkëshortëve që lëviznin me motomjet, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari (drejtuesi i autobusit).

Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri, autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari, është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte shtetasi Adem Sula, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Sadije Sula, 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasit Adem dhe Sadije Sula kanë humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.