Debate te ‘Media’ për Akademinë e Shkencave, PS me urgjencë i hap rrugë amendamenteve që i japin mandat të përjetshëm Gjinushit
Komisioni i Medias, pas 3 orësh debatesh vendosi që të shtyjë shqyrtimin e amendamenteve për Akademinë e Shkencave. Ndonëse mbledhja u shty për nesër, deputetët janë vënë në presion, pasi po tentohet nga ana e maxhorancës që mos të pritet një mendim dhe qëndrim nga Ministria e Arsimit, por të vijohet me amendamentet që i hapin rrugë një mandati të përjetshëm të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
Teksa deputetët e opozitës kanë kërkuar dhe një mendim nga ana e Ministrisë së Financave sa i përket çështjes financiare që prek institucionin e Akademisë së Shkencave, ata kanë hasur me kundërshti nga kolegët socialistë, siç ishte rasti i Petro Koçit.
Mësohet se ky i fundit ishte tërhequr nga disa nene të projektligjit për ASH-në. Sipas Koçit, projektligji përmirësohej në komision dhe jo përmes mendimeve nga ana e institucioneve siç është në këtë rast Ministria e Arsimit apo ajo e Financave.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–