Tue, Nov 26, 2024

Dhuna e fisit Rraja/ “E kanë shpërndarë vetë videon e rrahjes”, eksperti i kriminalistikës: Policia u intimidua nga lidhjet politike

  • PublishedJuly 10, 2023

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi, i ftuar në studion e News24 ka komentuar ngjarjen e rëndë në Borizanë të Fushë-Krujës ku anëtarë të fisit Rraja kanë dhunuar ata të fisit Maja në lidhje me një gurore në zonë.

Rexhepi u shpreh se problemi në këtë ngjarje është te arroganca dhe mesazhi që përcjellin këta personazhe, të cilët sipas tij flitet se e kanë shpërndarë vetë videon e rrahjes.

Sakaq, ai shtoi se duhet hetuar mbi lidhjen e anëtarëve të këtij fisi dhe reputacionit të tyre me të afërmin e tyre, Rrahman Rraja që është edhe deputet në radhët e PS-së.

Sa i përket trajtimit të çështjes nga policia lokale, ai u shpreh se këta të fundit janë intimiduar nga lidhjet e fisit Rraja me politikën.

“Problemi është te mesazhi dhe arroganca që kishin ata njerëz që kryen rrahjen. Flitet se ata e kanë shpërndarë vetë videon e rrahjes. Fisi tjetër ka shkuar disa herë në polici dhe nuk i kanë marrë kallëzimet. Personat përgjegjës që nuk kanë bërë kallëzimin nuk duhet ta shohin më uniformën e policisë, madje edhe të hetohen.

Duhet parë nëse ky fis ka pasur probleme para apo pasi një anëtar i tyre u bë pjesë e politikës. Duhet parë nëse reputacioni i tyre u rrit pas përfshirjes në politikë. Duhen rritur shumë filtrat e ingranimit të njerëzve në politikë.

Në komisariatin e Fushë Krujës ka enklava të krimit. Edhe policët janë njerëz dhe kanë meritë për intutitën. Urdhrat vijnë nga lart poshtë. Po këta policë kanë punuar në vitin 1997 mes plumbave për paga qesharake. Por politika vetë ka ngarkesë në këtë histori. Kur shikon lidhjet se dikush është djali i deputetit ai intimidohet”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.