“Do të ngrejë çështjen e arrestimit të Fredi Belerit nga autoritetet shqiptare”, Rama takohet me Mitsotakis në Lituani. Mediat greke zbardhin detajet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua sot me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Sotrz, në Lituani, pak para samitit të NATO-s që pritet të mbahet aty.
Ishin mediat greke që bënë të ditur lajmin. Sipas tyre, Mitsotakis pritet të ngrejë çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, nga autoritetet shqiptare. Konkretisht, siç njofton Pallati Maximou, të martën, kryeministri do të ketë takime dypalëshe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku pritet të ngrihet edhe çështja e ndalimit të Fredi Beleris nga autoritetet shqiptare.
Mediat greke bëjnë gjithashtu të ditur se në qendër të vëmendjes është takimi që kryeministri grek do të ketë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën.
Mësohet gjithashtu se përveç këtij takimi, i cili është një “dritare” mundësie për rifillimin e marrëdhënieve Greqi-Turqi, kryeministri grek do të ketë një sërë takimesh të rëndësishme me liderë të huaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–