Formacioni i mundshëm/ Shehi nis të ideojë skemat, ja si mund të rreshtohet Tirana
Formacioni i mundshëm/ Shehi nis të ideojë skemat, ja si mund të rreshtohet Tirana
10 July, 2023
10 July, 2023
Tirana vazhdon stërvitjen në kryeqytet në prag të sfidës që bardheblutë do të zhvillojnë të enjten me Dinamon e Batumit në orën 20:00 në “Air Albania”. Skuadra është e plotë dhe për momentin nuk ka asnjë shqetësim që mund të ndryshojë planet e Orges Shehit për formacionin anti-Dinamo. Gjatë gjithë këtyre ditëve skuadra bardheblu po automatizon formacionin që do të hedhë në fushën e lojës për të luajtur ndaj kundërshtarëve gjeorgjianë.
FORMACIONI – Tashmë është pothuajse e mbyllur skuadra që do të luajë ndaj Dinamos. Dilema e vetme mund të jetë në mbrojtje me Lulajn që është titullar, ndërsa Hoxhallari zor se mund t’i zërë vendin. Pjesa tjetër e mbrojtjes është e përbërë nga Doka, Najdovski dhe Mici. Në mesfushë është dilema e madhe. Dy janë lojtarët, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm, Deliu dhe Hila.
Nga ana tjetër, Jonuzi do të jetë futbollisti i tretë që do t’i bashkohet në këtë repart me fanellën e titullarit. Edhe në sulm do të ketë shumë lëvizje. Braziliani Kaina qëndron në stol, ndërsa nga ana tjetër titullarë do të jetë një treshe fantastike. Bëhet fjalë për Abazajn, Hasanin dhe Latifin. Të tre do të luajnë nga minuta e parë me Hasanin që mund të jetë qendërsulmues. Pjesa tjetër e skuadrës do të qëndrojë në stol, të gatshëm për sfidën me Dinamon.
PANORAMASPORT.AL