Ligji i ri për ASH, akademiku Fuga në Komision: Amendamenti na kthen më keq sa ishim! Deputetët të tërhiqen
Është zhvilluar paraditen e sotme dëgjesa për ligjin për Akademinë e Shkencave, komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Pjesë e kësaj mbledhje ishte edhe akademiku Artan Fuga i cili trajtoi problematikat që sipas tij sjell projektligji.
Gjatë fjalës së tij, akademiku Fuga u shpreh se ky projektligj është kthim pas.
“Ne po kthehemi më keq së ishim. Unë kam të drejtë të ngre zërin. Teksti i projekt amendamenteve ka krijuar solidaritet serial i grupit. Përse amendamenti na kthen pas? Ah sa do të doja të rrinte zoti Koçi”, ka thënë akademiku Fuga.
Më tej akademiku Fuga kërkoi që deputetët të tërheqin ligjin: “Ligji për Akademinë e Shkencave do të hynte në kundërthënie të brendshme. Kryetari i Akademisë nëse ka mbushur moshën 75-vjeç si kryetar ka disa detyrime sipas ligjit. Nëse amendamentet e propozuar hyjnë në fuqi do të kemi natyrë kontradiktore të ligjit. Mendoni se mund të ndërtojmë një status juridik ky i njëjti person juridik edhe të ketë detyrim edhe mos të ketë detyrimin? Shkelet barazia e akademikëve para ligjit. Me mbushjen e moshës 75 vjeç anëtarëve të akademisë i hiqen të drejtat dhe detyrimet me përjashtim të atij që është kryetar i ASH. I njëjti ligj krijon pabarazi mes Akademikëve. Kushtetuta nga ana tjetër thotë që të gjithë janë të barabartë para ligjit. Unë mendoj se amendamentet që ju keni propozuar bien në kundërshtim me ligjin. Nëse më lejohet një rekomandim në këto kushte kam një ftesë për deputetët iniciatorë që ta tërheqin këtë nismë duke riparë nëse ndryshimet që ata propozojnë, integrohen në ligj”, tha Fuga.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–