Makina përplas këmbësoren në Sarandë, 50-vjeçarja transportohet me urgjencë në spital
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku për pasojë është plagosur një grua. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në lagjen “Nr. 3”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin L. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër ka aksidentuar shtetasen A. Ç., 50 vjeçe banuese në Sarandë, këmbësore.
50-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–