Mon, Nov 25, 2024

“Në shtator krijohet një lëvizje e re qytetare”, avokati Lapaj: Qeveria ‘Rama’ duhet të kishte rënë, ka krijuar një ekip futbolli në burg!

  • PublishedJuly 10, 2023

Avokati i njohur Adriatik Lapaj deklaroi se qeveria ‘Rama’ duhet të kishte rënë, nëse Shqipëria, sipas tij do të ishte një vend normal.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, Lapaj tha se me këto skandale, ku thuajse maxhoranca ka krijuar një skuadër futbolli në burg, duhet të ishte shkrirë. Mes të tjerash ai paralajmëroi krijimin e një lëvizje qytetare në shtator.

Lapaj: Arrestimi i tij nuk është asgjë sot, por nesër shumë. Klasa politike në shumicën dërrmuese, ka abuzuar me pasurinë e këtij vendi. Mjafton që të dalësh të shohësh Shqipërinë dhe e sheh se çfarë kanë bërë. Këtu sot duhet përgëzuar SPAK, dhe duhet t’i shkojë këtij hetimi deri në fund. Këta që deri dje ishin në pushtet, rrinë dhe mendojnë se kujt do t’i bjerë radha.
Kikia: Ne duam që çdo hajdut të shkojë në burg.
Lapaj:
Shqipëria në 30 vite është vjedhur nga të gjithë. Sot kjo maxhorancë në çdo vend normal duhet të kishte rënë. I ka hyrë në burg 1 kryetar bashkie, një zv.kryeministër. Është krijuar një ekip futbolli me njerëz të qeverisë në burg. Sot duhet të binte, Por nuk bie se politika është e marrë peng. Në shtator krijohet nga shtatori një lëvizje e re qytetare.
Kikia: Udhë e mbarë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.