Tue, Nov 26, 2024

Nga largimet tek prurjet e reja në ekip, Pioli flet për sezonin e ri: Milani është gati, ja çfarë duam

  • PublishedJuly 10, 2023


Nga largimet tek prurjet e reja në ekip, Pioli flet për sezonin e ri: Milani është gati, ja çfarë duam

10 July, 2023

10 July, 2023

 

Milani nis sot përgatitjet për sezonin e ri. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka mbajtur një konferencë për shtyp në “Milanello”. Ai foli për synimet, për largimet, prurjet e reja në ekip etj.

Ndjesitë e para sot?

“Patjetër emocione, sepse të kthehesh këtu, duke parë lojtarët, stafin, tifozët të jep emocion. Ka dëshirë për të punuar dhe vetëm duke punuar idetë bëhen më të qarta”.

Si ishte ky muaj qershor?

“Së pari dua të falënderoj Maldinin dhe Masarën, ishte lidhja më e gjatë në karrierën time dhe nëse jam këtu ua detyroj edhe atyre, ishte një marrëdhënie nderimi dhe dashurie. Më pas klubi mori një drejtim tjetër. Ndihem gjithmonë në qendër të klubit, tani bashkëbiseduesit e mi janë Furlani dhe Monkada, kam punuar gjithmonë shumë edhe në muajt e pushimit, të flas me këdo që mund të mbërrinte ka qenë gjithmonë në detyrat e mia.

Çfarë ka ndryshuar?

“Edhe më parë më pyetën se cilët lojtarë duhen, por më pas nuk jam unë ai që i bëj negociatat dhe nuk jam unë që i nënshkruaj kontratat. Unë kam marrë pjesë gjithmonë në ndërtimin e skuadrës. Kam një vlerësim të madh për grupin e ekipit, por mendoj se ka ardhur koha për të bërë një ndryshim”.

Çfarë synimi keni për këtë vit?

“Kur stërvis Milanin, qëllimi është në maksimum, të përpiqemi të jemi konkurrues dhe të fitojmë diçka, për ti bërë lojtarët individualë më të mirë të mundshëm dhe më pas skuadra më e mirë e mundshme”.

Kush do të përmirësohet më shumë këtë vit?

“Është e vështirë tani, ne jemi në një moment në merkato që po evoluon vazhdimisht dhe është e vështirë se cilët do të jenë lojtarët e Milanit”.

Dëshironi të gjithë ekipin për SHBA-në?

“Unë do të doja ta kisha ekipin 100%, por do të jetë e vështirë dhe jo vetëm për ne. Nga tani deri më 21 korrik pres një lëvizje.”

Ndihesh më i vetmuar pa Maldinin?

“Fati i trajnerit është gjithmonë në duart e klubit dhe klubi më ka mbështetur gjithmonë. Sa më të mira të jenë rezultatet, aq më i fortë do të jetë pozicioni im. Dhe në çdo rast, unë gjithmonë marr përgjegjësi.”

Biletat e shitura…

“Tifozët vazhdojnë të dëshmojnë që janë unikë dhe më të mirët.”

Ndryshoni taktikën apo lojtarët?

“Të dyja. Tani për tani ndihem si një arkitekt i një shtëpie me një strukturë solide që jep garanci, por disa zona të shtëpisë duhet të rishikohen për të marrë diçka më të mirë, si në bazën e lojtarëve ashtu edhe nga pikëpamja taktike. Shumë do të varet nga karakteristikat e lojtarëve të rinj, ne po i kërkojmë ata në përputhje me futbollin tonë të qëndrueshëm të cilësisë, inteligjencës”.

Çfarë mendoni për kalendarin?

“Po shkojmë në terren të rrëshqitshëm… Unë dua të largohem i motivuar, me shumë pozitivitet dhe besim. Duhet të përballemi me të gjithë kundërshtarët, ndaj duhet të nxitojmë dhe të punojmë mirë: këtë do t’i them skuadrës. Nëse punojmë mirë, mund të luajmë mirë menjëherë”.

Mungesa e italianëve?

“Nuk është një zgjedhje, është tregu që ofron situata të caktuara. Ne po kërkojmë lojtarë të përshtatshëm për mënyrën tonë të të luajturit futboll dhe nëse kërkojmë të huaj, kjo është sepse i kemi konsideruar si të tillë”.

Çfarë ndryshon pa Ibrën? A mund të luajë një rol?

“Ky ekip është rritur, edhe falë Ibrës, por tani kemi lojtarë që mund të jenë lider. Edhe kjo do të jetë një sfidë shumë motivuese: të dëshmosh se ata janë një ekip fitues edhe pa Zlatan.

Ibra menaxheri i klubit?

“Ai është gjithmonë i mirëpritur këtu. Fola me të para disa ditësh, por nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë në të ardhmen e afërt dhe nuk e di se çfarë zgjedhjesh do të bëjë klubi .”

A ka nevojë për një bilanc të ri pa Maldinin dhe Masarën?

“Maldini dhe Masara ishin protagonistë, por është klubi që i jep vazhdimësi rrugës: lojtarët e dinë se ku janë, çfarë fanelle veshin dhe çfarë përfaqësojnë”.

A e keni komunikuar me Kardinalen?

“Fola këtë mëngjes, ai më motivoi për sezonin”.

Shitja e Tonalit

“Është një humbje e rëndë nga pikëpamja teknike dhe duhet ta zëvendësojmë denjësisht. Situata është e mirë për të dyja palët, është e vështirë të bësh diçka ndryshe…”.

Rivalë për Scudetton?

“Kundërshtarët do të jenë ata të zakonshëm, do të jetë një kampionat i vështirë”.

Sa e rëndësishme është të punosh normalisht këtë vit?

“Të kesh një javë të zakonshme është optimale për të gjithë, veçanërisht për ne që punojmë në një mënyrë të caktuar”.

Çfarë ka ndryshuar në stafin tuaj?

“Roma dhe Beti janë larguar, nuk ka portier, por ai do të arrijë së shpejti”.

Si janë Loftus-Çik dhe Romero?

“Loftus dhe Romero janë shumë të motivuar, të lumtur dhe të kënaqur, ata presin shumë dhe duan të japin shumë; përtej numrave, ne kemi nevojë për njerëz të motivuar dhe ne po kërkojmë për këtë lloj lojtarësh”.

Çfarë lloj lojtarësh kërkoni?

“Shpejtësia dhe një me një për krahun e djathtë. Mesfushorë me karakteristika të ndryshme.”

Dëshironi të keni një ekip të plotë?

“Absurditeti i tregut të transferimeve është të luash me tregun e transferimeve të hapura. Në Los Anxheles do të doja të kisha një ekip të plotë, por nuk do të jemi. Shpresoj se do të jemi më përpara se sa jemi sot.”

Kalulu më shumë mbrojtës i krahut apo në qendër?

“E ngatërrova pak. Ai do të fillojë si qendërmbrojtës, pastaj nëse është e nevojshme mund të luajë edhe mbrojtës të krahut.

A do të ketë nënshkrime të tjera?

“Varet nëse do të ketë largime”.

A kishte dallime pikëpamjesh me Maldinin?

“Kam pasur një marrëdhënie të madhe besimi dhe respekti me Paolo. Ne patëm shumë diskutime, më shumë në vitin e Scudetto-s sesa vitin e kaluar. Nuk ramë dakord për disa çështje, por gjithmonë kishim vlerësim dhe respekt.”

Kishit frikë se mos ju pushonin nga puna?

“Nëse dikush ka frikë, ai shfajësohet. Unë i di rreziqet e tregtisë”.

Një kujtim me Berluskonin…

“Mësova lajmin kur isha në një aeroplan për në Maldive. Berluskoni më ka telefonuar disa herë vitet e fundit, e kisha takuar personalisht vetëm një herë si futbollist. Kisha dëgjuar për të një javë apo dhjetë ditë përpara ngjarjes së trishtë. Të gjithë tifozët e Milanit humbën një pikë referimi”.

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net