Pr.ligjet për “spiunët”, ambasadorja e BE-së letër kryetares së komisionit të Ligjeve, Bushka: Siguroni që draftet në jenë në përputhje me kriteret e Venecias
Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë sot dy pr.ligje që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike të cilat preken në pikat ku flitet për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist.
Por në prag të nisjes së këtij diskutimi, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hofmann, përpara se të largohej nga vendi i ka dërguar një letër kryetares së komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ku i kërkon që amendamentet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias.
“Në këtë kontekst, do të doja të sugjeroja që komisioni për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut të sigurojë që nismat aktuale ligjore janë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme”, thuhet në letrën e ambasadores së BE-së.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–