“Sot kemi 430 mln euro me tre zyrtarë prapa hekurave”/ Tabaku për arrestimin e Arben Ahmetajt: Qeveria e përfshirë në aferën e inceneratorëve
Deputetja Jorida Tabaku, në rubrikën “Opinion” foli për “News24″ rreth zhvillimeve të fundit në vend, duke u ndalur tek dhuna barbare e kushërinjve të fisit Maja në Krujë, lënien e mandatit të Rrahman Rrajës si edhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Gjatë bisedës në studio, Tabaku tha se afera e inceneratorëve ka kaluar kufijtë e skandalit duke shtuar se ka gjashtë vite që mbulohet nga qeveria.
“Kemi 430 mln me tre zyrtarë prapa hekura dhe skandal është fakti se pagesat vazhdojnë”, ka thënë Tabaku.
Gjithashtu ajo shtoi se qeveria sipas saj ishte e gjitha e përfshirë në këtë aferë.
Gjithashtu ajo u shpreh se kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, mund të ishte bërë edhe 1 vit më parë, ndërsa theksoi se s’ka asgjë që e mbyll skandalin e Rrahman Rrajës.
“Mund të ishte bërë edhe 1 vit më parë. Të gjitha të dhënat ishin atje, s’ka asgjë që e mbyllin skandalin e Rrahman Rrajas. Ngjarja e inceneratorëve që ka 6 vite që mbulohet nga qeveria është shembulli i një korrupsioni të përmasave të jashtëzakonshme”, tha Tabaku.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–