Sulmi barbar në Krujë/ La mandatin pas publikimit të videos, Rrahman Rraja dorëzon zyrtarisht dorëheqjen në Kuvend
Ish-deputeti i PS, Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend dorëheqjen.
Ky vendim erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë ku anëtarë të fisit Rraja , vëllai dhe djali i ish-deputetit të PS dhunuan barbarisht dy kushërinjtë e fisit Maja me shkopinj bejsbolli.
Rrahman Rraja depozitoi dorëheqjen pak para mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–