Çështja e Arben Ahmetajt/ “Shpërthim i kontrolluar”, anëtari i Kryesisë së PD: Rama kontrollon SPAK, veproi nga presioni
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Bozdo deklaroi se ajo që duhet hetuar dhe që ka interes të mirëfilltë publik rreth aferës së inceneratorëve është e vërteta pas koncesionit.
Ai u shpreh ajo që po ndodh me Ahmetajn dhe të arrestuarit e tjerë në lidhje me këtë aferë është një “shpërthim i kontrolluar” nga ana e kryeministrit Rama, i cili sipas tij kontrollon SPAK.
Bozdo shtoi se kjo ka ndodhur për shkak se ka një presion publik dhe nga palë të treta, gjë që ka sjellë këtë veprim të drejtësisë.
“Në të vërtetë ajo që duhet hetuar dhe ka interes të mirëfilltë publik është e vërteta pas këtij koncesioni. Pse u zgjodh kjo kompani, etj. Është një shpërthim i kontrolluar i gjithçkaje. SPAK kontrollohet nga Rama. Ka një presion publik dhe nga palë të treta që vjen ndaj drejtësisë. Nuk mund të mbyllet vetëm me dy personazhe kjo aferë”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–