Mon, Nov 25, 2024

Dhuna barbare në Krujë, Hila: Shkrirja e policisë veprim i nxituar, s’ka burrë nëne ta parandalojë këtë ngjarje

  • PublishedJuly 11, 2023

Analisti Dritan Hila, duke folur në “Open” për ngjarjen e rënë në Krujë ku u dhunuan barbarisht dy qytetarë, tha se shkrirja e Policisë që erdhi më pas, ishte e parakohshme dhe veprim i nxituar. Ai tha se policia nuk duhet sulmuar, dhe në këtë rast aq sa ka pasur në dorë e ka bërë.

Pas kësaj deklarate, Mentor Kika e ka kundërshtuar duke thënë se policia ka detyrë të parandalojë ngjarje të tilla, të rënda.

Por sipas Hilës, në këtë rast policia nuk kishte sesi ta parandalonte ngjarjen.

Pjesë nga diskutimi:

Hila: E quaj të parakohshëm shkrirjen e policisë. Deri sa kanë bërë denoncim është e nxituar, se kaq kanë në dorë. Është shumë e kollajtë t’i biesh policisë, t’i akuzosh për trafiqe, por për këtë duhen fakte. Ne të parët si media, pastaj edhe politika, e kanë sport kombëtar të godasin policinë. 20 veta të shkarkuar, është gabimi më i madh, është të kesh frikë dhe t’i bësh pre këta. Nuk dua t’ia di se çfarë kanë bërë Rahja, Maja…

Kikia: Shikoje pak atë dorë (ku duket me pistoletë në dorë vëllai i Rrahman Rrajas), është dora e vëllai të deputetit. Policia duhet të parandalojë ngjarjet.

Hila: Mos luaj me sensibilitetin. Është gjë polic ai? Unë s’di ca më bën motra tani, ca më bën vëllai… Ju e dini që Fushë Kruja është zona më problematike. Ta zgjidhë prokuroria çështjen e policëve, jo t’i shkarkosh. Parandalimi i ngjarje është shumë evazive. Këtë ngjarje s’ka burrë nëne ta parandalojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.