Mon, Nov 25, 2024

Kërkon masë më të lehtë sigurie, ja kur do të dalë para Apelit të Posaçëm Safet Gjici. Argumentet e avokatit

  • PublishedJuly 11, 2023

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm më datë 14 Korrik, ora 11:00.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar ankimimin e Gjicit i cili kërkon një masë më të lehtë sigurie.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv, ankimoi masën e arrestit me burg, nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.