Mon, Nov 25, 2024

Këshilli i Mandateve shtyn mbledhjen mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj

  • PublishedJuly 11, 2023

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve në Kuvend vendosi të martën që të shtyjë vendimmarrjen për kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit socialist , ish-zëvendëskryeministër dhe ministër në disa ministri, i akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Mbledhja që zgjati 4 orë u shty për të mërkurën pasdite  me kërkesë të avokatëve mbrojtës, Sajmir Visha e HenrikLigori, të cilët kërkuan kohë për të paraqitur mbrojtjen.

Mbledhja u bë me dyer të mbyllura siç ishte kërkuar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pavarësisht këmbënguljes së deputetëve të opozitës që ajo të ishte e hapur për publikun.

Prokurorët e çështjes, kreu i SPAK, dhe prokurorja mësohet se parashtruan para  Këshillit gjetjet e hetimit, ku sipas tyre bazohet kërkesa ndaj Kuvendit për arrestimin e tij.

Komunikimi i vetëm me mediat u bë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili akuzoi mazhorancën se me shtyrjen e vendimit po mbronte deputetin e saj dhe po i jepte atij kohë t’i fshihej drejtësisë.

Sipas Bardhit, avokatët kishin pranuar se Ahmetaj ndodhej jashtë Shqipërisë. “Kam pyetur Dumanin se ku ndodhet Ahmetaj, por nuk kam marrë përgjigje nëse ai ndodhet në apo jo”- tha Bardhi.

Kuvendi njoftoi të hënën se kishte marrë kërkesën e SPAK, për aurorizimin e arrestimit dhe kontroll banese ndaj deputetit Ahmetaj dhe dosjen voluminoze të hetimit ndaj tij.

Hetimi i prokurorisë kundër ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ka zbuluar prona dhe investime të padeklaruara të tij në dy dekada si dhe pagesa të tërthorta të marra nga biznesmenët e incineratorëve me vlerë 491 mijë euro si dhe një vilë në Hamallaj.

Prokuroria bën të ditur se ka identifikuar gjithashtu një vilë në Green Coast në Palasë, të cilën dyshohet se Ahmetaj e ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga biznesmeni Mond Begaj.