“Na jepni autorizimin për ta arrestuar, seanca të bëhet me dyer të mbyllura”, zbardhen 12 faqet e kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për Ahmetajn
Zbardhen 12 faqet e kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas SPAK, hetimet në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, janë shtrirë në kuadrin e parimit të një hetimi të gjithanshëm, në rolin që ka pasur shtetasi Arben Ahmetaj, jo vetëm në kuadrin e procedurës për dhënien me koncesion të projektit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë, por edhe në atë për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë si dhe ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë.
E PLOTË
Kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit
Arben Ahmetaj dyshohet se ka kryer veprat penale të:
• “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi
tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i ytë nen 25 K Penal,
• “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
• “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herëp parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal;
Konkretisht nga aktet rezulton se:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar fillimisht procedimin penal nr. 277 të vitit 2020, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, të parashikuara respektivisht nga nenet 248 e 25, 260, 245 dhe 25, 287 të K.Penal.
Në themel të hetimit të mësipërm, ka qenë procedura e dhënies me koncension shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim i angazhimit të marrë përsipër nga shoqëria Albtek Energy sh.p.k.
Pas kryerjes së hetimeve në kuadrin e procedimit penal nr. 277 të vitit 2020, rezulton se prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim të disa të pandehurëve, e konkretisht shtetasve Lefter Koka, me detyrë Ministër Mjedisi në kohën e ndodhjes së fakteve penale, Alqi Bllako me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k, me Nipt L4I914013H dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k, me Nipt L02302032C. Me vendimin nr. 21 date 21.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Komipsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 ndaj të pandehurë e të sipërcituar.
Me vendimin e datës 19.09.2022, prokurori i çështjes ka vendosur ndërkohë ndarjen e procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 në disa procedime penale të tjera e ndër të tjera në procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022, në kuadrin e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Gjithashtu, mbështetur në kallëzimin penal nr. Kl58 prot datë 22.02.2023 (hyrje në prokurori) të shtetasit Adriatik Doei, është regjistruar procedimi penal nr. 30 datë 24.02.2023 për veprat penale U “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzirni për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i qdo personi ijetër që ka detyrimcn ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtraisë kriminaZe” parashikuar respektivisht nga nenet 260, 257/a dhe 287 i K.Penal.
2
Procedimet penale nr. 277/1 i vitit 2022 dhe nr. 30 i vitit 2023, janë bashkuar në një procedim penal të vetëm e konkretisht ai me nr. 277/1 i vitit 2022, duke vijuar tashmë hetimet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ase të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë lë personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar respektivisht nga nenet 248, 260, 257/a dhe 287 i K.Penal.
Shtetasi Arben Ahmetaj, mban cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e hetimeve që po kryhen për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022.
Hetimet në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, janë shtrirë në kuadrin e parimit të një hetimi të gjithanshëm, në rolin që ka pasur shtetasi Arben Ahmetaj, jo vetëm në kuadrin e procedurës për dhënien me koncesion të projektit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë, por edhe në atë për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë si dhe ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë.
Në lidhje me procedurën për dhënien me koncesion për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë, Prokuroria e Posaçme kishte regjistruar ndërkohë procedimin penal nr. 187 të vitit 2020 për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale ”, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim, “Mashtrimi ”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal, 287; 245 e 25, 244, 143/3 e 25, 144/a e 25 i K.Penal. Në përfundim të hetimit, kërkoi dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të të pandehurëve Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, Arben Dervishaj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi, Gentian Zifla, shoqërive “Iniegrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, “Integrated Technology Service” sh.p.k, “Sili” sh.p.k, “J.P.Y’ sh.p.k, “Pivot 04” sh.p.k, “Best Services” sh.p.k, “Frogy 03” sh.p.k, “General Servis” sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-1 /’ sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k”, “RSI & T Group” sh.p.k, “Froggy”sh.p.k. Me vendimin nr. 26 date 24.03.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së prokurorisë dhe dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 187 të vitit 2020 ndaj të pandehurve të sipërcituar, përveç disponimit për pushimin e çështjes të të pandehurëve Enver Sheshi dhe Robert Shabani.
Deri në këtë fazë të hetimit, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasur parasysfi provat e administruara, është formësuar dyshimi i arsyeshëm, se shtetasi Arben Ahmetaj , përgjatë kohës që ka ushtruar funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Shqipëri së, Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Ministrit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar si e tillë nga neni 260 i K.Penal, pasi ka marrë drejtpërdrejtë ose tërthorazi, përfitim të parregullt, për vete ose persona të tjerë, e konkretisht:
• Shumën pret prej 170 480 (njëqind e shtatëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë) euro, në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Andi Boni ïpagese e kryer ne përfundim nga shtetasi Helidon Begaj), të 2 (dy) apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj;
• Pasurinë truall + ndërtesë me nr pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip trualli 521.13 m2 dhe sip ndërtese 98 m2 ndodhur në NB Hamallaj, e identifikuar si Vila Saphire nr. 22, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, në vijim ne emër te shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nen hetim Arben Ahmetaj.
• Shumën Deri 130 000 {njëqind e tridhjetë mijë) euro, në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Besmir Prifti, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me stp 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar “Integrated Technology Services” sh.p.k. nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti;
• Shumën pret 140 000 (njëqind e dyzetë mijë) euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food’ sh.p.k.
• Shumën pret rreth 34 422 (tridhjetë e katër mijë e katërqind e njëzetë e dy) euro, të përfituar ne formen e shpenzimeve për pagesa hotelesh apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 — 2017, pagesa këto, të kryera drejtpërdrejtë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shtetasin Arben Ahmetaj apo të afërm të tij.
• Shumën në total orei 2 007 373 (dy milionë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, në vitin 2019 dhe 2020, në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k., në funksion të një invesimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr. 7/434+1 -1 sip 167 m2, miga Reshit Çollaku, ap.1. në pronësi të shtetasit Arben Ahmetaj;
Sa më lart, vlerësohet se janë përfitime të parregullta, të dhëna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me qëllim kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe subjekteve tregtare të regjistruara në emër të tyre apo të afërmeve të tyre apo të kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave, në kuadrin e procedurave koncensionare të nisura nga Autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit e konkretisht:
• Procedura koncesionare: me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Alblek Energy” sh.p.k., me nr. 11026/7 prot. datë 16.12.2014,
• Procedura koncesionare: me objekt “Për ndërtimin e administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Technology Wasle Treatment Fier” sh.p.k. nr. 5553/5 datë 24.10.2016;
• Procedura koncesionare: me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabffifim i venddepoZ’itimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)” për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BY SPV’ sh.p.k. me nr. 6021 rep nr. 2895 kol datë 31.08.2017.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, nga hetimet e kryera deri më tani, dyshohet se ka shtënë në dorë përfitimet e parregullta si më sipër, për shkak të sjelljes si funksionar si më poshtë vijon:
Në lidhje me procedurën me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet vartësit të tij, të ndjerit Zamir Stefani, ka kontribuar në dhënien e koncesionit, në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues, duke u zbatuar procedura e negocimit pa shpallje paraprake si dhe duke mos u zbatuar detyrimet e tjera të ngarkuara nga kuadri ligjor në fushën e koncesioneve, përgjatë procedurave të ndjekura nga anëtarët e komisionit të sipërcituar, pjesë e të cilit ka qenë edhe i ndjeri Zamir Stefani.
Me shkresën nr. 7975/1 prot datë 14.11.2014 është shprehur parimisht dakort, në lidhje me projekt vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues Ministrinë e Mjedisit, procedurën përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Alb — Tek sh.p.k. në procedurën koncesionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”. Kjo shprehje dakordësie vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e koncesioneve kur nuk mund të zbatohej procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Gjithashtu, në asnjë moment nuk ka ngritur shqetësimin, se cila ishte shoqëria propozuese, paaftësia e saj teknike, ekonomike për kryerjen e një vepre të tillë.
Në lidhj e me procedurën me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve’ urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, personi nën hetim Arben Ahmetaj , si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, paraprakisht ka ndërmarrë nisma ligjore (me vendimin nr. 325 datë 22.04.2015 të nënshkruar nga vetë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shtetasi Arben Ahmetaj, janë propozumr disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, ndryshime këto të miratuara në datë 16. O7.2015) me qëllimin e vetëm, përforcimin e rolit të tij dhe të organeve në varësi të tij.
(Atrako), në procedurat koncesionare. Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që propozuesit të pakërkuar t’i jepej bonus, gjë e cila është arritur dhe është përdorur pikërisht në rastin e projektit koncesionar të Fierit, ku i është dhënë bonus, një shoqërie të lidhur me shtetasit Sokol Meqemeja (bashkëjetues i shtetases Sonila Goxhaj), Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxime për miratim, në lidhje me procedurën koncesionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi Ervin Mete i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.
Me shkresën nr. 429/1 prot datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligjore (me shkresën nr. 8026722 prot datë 28.01.2016,
shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 575 datë 10.07. 2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncensioUpartneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, ne koherencë me ndryshimet e ligjit për koncesionet te propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministrisë qe ai drejton dhe i Atrako.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projekt vendimin “Për miratimin e Bennettprej 10 (dhjetë)% të pikëve, që i jepet shoqërisë “Building & Green Energy” për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkuruese, për dhënien me kon esion, të ndërtimit dhe administrimin të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgjigje e ka dhënë pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj finariciare apo teknike.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbylljm e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 lekë dhe pakësuar projektit “Impiantit të Prodhimin të energjisë nga mbetjet në Fier” shumën prej 60 000 000 lekë, si dhe projektit të “Inceneratorit të Elbasanit” shumën prej 40 000 000 lekë, me qëllim pagesën e punëve shtesë për IV “Ndërtim Montim Patos dhe GjikuFia” për objektin “Zhvendosja e mbetjeve të ngurta urbane nga venddepozitimi ekzitues Elbasan dhe bonifikimi i zones”, nie vlerë shtese kontrate 137,988,830.833 lekë pa tvsh. Ky bashkim operatorësh ka bashkëpunuar me shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për fitimin e këtij prokurimi, duke qenë subjekt i parazgjedhur prej tyre në bashkëpunim me funksionarët që kanë realizuar procedurën.
Më datë 02.06.2016, miratohet ligji Nr. 57/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, ku evidentohet parashikimi i nenit 4/2 me këtë parashikim: “Ministria e Financave vferëson dhe miraton• R•r•pP’akisht, të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik Rrivat (PPP), Si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve, individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.”
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016 është shprehur se janë përmbushiir në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM nr. 57572013 i ndryshuar në lidhje me vijimin e procedurave të koncensionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit të sipërcituar, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish Ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani, duke pasqyruar si mangësi përveç detyrimit që në zbatim të nenit 22 të VKM nr. 575/2013 autoriteti kontraktor (Ministria e Mjedisit) duhet të garantojë mbulimin e kostove financiare, brenda tavaneve afatmesme të miratuara të shpenzimeve të saj. Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve të datave 17.06.2016, 20.06.2016, 21.06.2016, 22.06.20 16 që jane shkembyer ndermjet shtetasve Alda Klosi tfunksionare e Ministrisë së Financave), Alba Thoma, Gentian Opre tfunksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani tfunksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi Ifurîksionare e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga shtetësja Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek shtetësja Etleva Kondi. Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve nëpërmjet emaileve që shtetasi Klodian Zoto ka bërë në kuadër të redaktimit si dhe plotësimeve të mangësive të evidentuara, në datat 18.06.2016, 19.06.2016, 20.06.2016, 22.06.2016 me shtetasit, Sevi Zani, Erton Kaleshi, Alba Thoma, Etleva Kondi. Megjithëse me memot përkatëse, punonjësit në varësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj, janë përgjigjur mbi mangësitë dhe më datë 15.06.2016 rezulton se shtetësja Alda Klosi ka përgatitur edhe kthimin e përgjigjes ku rendit të gjitha këto mangësi, personi nën hetim Arben Ahmetaj, nuk ka nxituar të kthejë përgjigje negative por i është lënë koha dhe mundësia shtetasve Zoto dhe Mërtiri për të rregulluar ato, duke u përdorur funksionarë të ministrisë që personi nën hetim kishte në varësi si dhe me ndihmën e shtetaseve Alba Thoma dhe Etleva Kondi.
Me propozimin e personit nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, është miratuar VKM nr. 515 dat‘ë 13.07.2016 “Për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të prograiri it buxhetor afatmesëm 2017 — 2019” e cila shfuqizon VKM nr. 230 datë 30.03.2016, ku konstatohet se Ministrisë së Mjedisit i rritet tavani i sipërcituar nga vlera 2, 18 milionë lekë në 3, 313 milionë lekë.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, pas miratimit të VKM së mësipërme, me shkresën nr. 8264/4 prot datë 08.09.2016 është shprehur në parim dakort me mbështœtjen flnanciare referuar projektit koncensionar të Fierit, të sipërcituar, por duke
7
pretenduar se duhet të vlerësoheshin me prioritet kostot buxhetore që mund të lindin si pasojë e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe atij’ nga infiacioni, të përllogariten plotësisht brenda totalit të parashikuar si mbështetje financiare për këtë projekt,‘ Marrjen e miratimin nga MEI në cilësinë e institucionit përgjeg|ës për politikat në fushën e energjisë elektrike dhe pronarit të KESH sh.a. për përballimin e riskut nga çmimi i energjisë elektrike (feed in tariff),’ Marrjen e miratimin nga njësitë e qeverisjes vendore që përfshihen në këtë projekt, lidhur me përballimin prej tyre të riskut të mosplotësimit të sasisë së mbetjeve për t’u trajtuar nga koncensionari. Këto çështje, që personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka parashtruar se duhet të vlerësoheshin me prioritet, janë përcaktuar nga shtetësja Alda Klosi në shkresën draft të përgatitur që më datë 23.06.2016, por që personi nën hetim nuk ka vlerësuar t’i rendisë në shkresën me shkresën me nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016, kur është shprehur se në tërësi janë përmbushur kriteret.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 14925/1 prot datë 03.11.2016 ka miratuar “Rialokim fondi në investime për buxhetin e vitit 2016” ku konstatohet se për projektin “Impianti i prodhimin të energjisë nga mbetjet në Fier” është pasqyruar vlera prej 26 449 329 lekë.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 15402/1 prot datë 3#.J/.2#S6 në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për shprehjen e dakordësisë për dhënien e bonusit, në lidhje me projektin “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, nuk e pengon, duke u justifikuar se është një akt me karakter individual, megjithëse nxjerr disa problematika dhe sugjeron që përpara dhënies së bonusit nëse kërkohet mbështetje financiare duhet të merret miratimi paraprak nga ana e Ministrisë së Financave. Pra nuk i ka vendosur barrierë kësaj nisme, megjithëse prej vetë Ministrisë që ai drejton, janë pasqyruar shumë qartë shqetësimet se ky projekt do të kishte efekte në buxhetin e shtetit.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17366/27 prot datë 22.32.2016, ka miratuar detajimin e fondeve për investime Inceneratori i Elbasanit me vlerë 4 023 870 lekë.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17397/1 prot, datë 22.12.2016 është shprehur pa vërejtje në parim, për projekt vendimin e Këshillit të Ministrave “Për shRronësimin për interes Publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë” duke dhënë edhe arsyetimin se kjo dakordësi jepet për aq kohë sa, në relacionin shoqërues të projekt vendimit është përcaktuar se efektet financiare do të përballohen nga buxheti i bashkisë Fier, e cila ka konfirmuar parashikimin e fondit të nevojshëm të vlerës së shpronësimit në buxhetin e saj për
vitin 2017.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17911/177 prot datë 2fi. fiJ.2fii 7 ka miratuar detajimin e fondeve, për shpenzime kapitale në financim të brendshëm dhe të huaj për vitet 2017 — 2019 ku për projektet informatike fondi është çelur i ngrirë pasi duhet marrë më parë konfirmimi nga Akshi për këto projekte. Kështu për Inceneratorin e Elbasanit, është: Buxheti i vitit 2017 në vlerën 553 119 000 lekë; Buxheti i Vitit 201 8 në vlerën 662 502 000 lekë; Buxheti i vitit 2019 në vlerën 661 502 000 lekë. Për impiantin e prodhimit të energjisë nga mbetjet në Fier është: Buxheti i vitit 2017 në vlerën 590 000 000 lekë; Për vitin 2018 në vlerën 750 209 000 lekë; Për vitin 2019 në vlerën 780 000 000 lekë.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, në muajin janar 2017, ka ndërmarrë sërish një nismë ligjore, referuar edhe shkresës me nr. 653/2 prot datë 30.01.2017 drejtuar ministrive dhe KPP si dhe APP duke i dërguar për mendim projektvendimin “Për disa ndryshime në VKM nr. 575 datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat” së bashku me relacionin përkatës.
Në këtë projekt vendim, propozimet që janë ndryshuar, kanë të bëjnë pikërisht me rritjen e rolit të Ministrisë së Financave në procedurat koncesionare, duke u kërkuar që çdo projekt koncesionar, duhet të vlerësohet dhe miratohet paraprakisht nga Ministria e Financave, pavarësisht nëse kërkohet apo jo mbështetje financiare. Gjithashtu është parashikuar që duhet të vlerësohen dhe të miratohen paraprakisht nga Ministria e Financës edhe projektet e koncesioneve/PPP që pësojnë ndryshime të kontratës apo transferim të saj, pavarësisht nevojshmërisë ose jo për mbështetje financiare. Si përfundim me VKM nr. 146 datë 22.02.2017 janë miratuar ndryshimet përkatëse në VKM nr. 575 të vitit 20213, duke ngelur ndryshimet e propozuara por duke u shtuar disa afate.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, në lidhje me projektin “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, me shkresën mx. 13118/9 prot datë 06.04.2017 është shprehur pa komente, për vazhdimin e procedurës koncensionare, përsa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë, por duke i kërkuar të vlerësohen me prioritet maksimal disa qësh[je si kostot buxhetore që mund të lindin si pasojë e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe atij’ nga infiacioni; Marrjen e miratimit nga MEI, Marrjen e miratimit nga njësitë e qeverisjes vendore. Në këtë procedurë minimalisht nuk duhet të ishte mjaftuar me pëlqimin vetëm të njërës bashki që prekej nga ky projekt.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8619/1 prot datë 07.05.2O58 drejtuar Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, është shprehur në parim dakord,
në lidhje me projekt vendimin “Për miratimin e RaP’ashikimit të financimit të nevojshë•• Ph r plotësimin e detyrimeve kontraktore në kontratën e koncensionare nr. 6021 ref nr. 2894 datë 31.08.2017 “Për ndërtim lanedfilli, inceneratori dhe reabilitim i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, por duke kërkuar riformulim të disa pikave.
Në konkluzion, pasur parasysh, se të tre këto procedura kanë rezultuar me problematika të theksuara që kanë sjell dëm në buxhetin e shtetit, ku tashmë për dy të parat, Elbasanin dhe Fierin, kemi edhe vendimmarrje të gjykatave për dërgimin e pështjes për gjykim, qoftë në lidhje rue shkelje ligjore të ndodhura në procedurat e ndjekura ashtu edhe në lidhje me punime të pakryera, me pagesa fiktive, konstatohet se që në lindjen e këtyre procedurave e deri në përfundimin e tyre dhe përsa kohë që edhe janë kryer pagesa në kohën që shtetasi Arben AJunetaj ka ushtruar detyrën e Ministrit të Financave, tregojnë më së qarti se roli i personit nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë i tillë që, përveqse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për $do miratim të dhënë prej tij.
Përve§ sa parashtrohet në relacionin që i bashkalidhet kësaj kërkese, që mbështesin dyshimin e arsyeshëm mbi komipsionin pasiv të personit nën hetim Arben Ahmetaj, kryer si më lartcituar, i realizuar përkundrejt sjelljes që duhet të mbante dhe ka mbajtur për këto procedura koncensionare, realizuar për shkak të marrëdhënies së ngushtë që personi nën hetim Arben Ahmetaj ka pasur me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, vlerësojmë të evidentojmë se: Sjellja e tij, në drejtim të përfundimit me sukses të kontratave koncensionare, në favor të shoqërive të kontrolluara drejtëpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ekziston dyshimi se është shoqëruar edhe me kontakte të drejtëpërdrejta me punonjës/funksionarë të përfshirë në këto procedura koncensionare, ku vetë apo nëpërmjet vartësve të tij, ka ushtruar presion, duke kërkuar realizimin me sukses të procedurave koncensionare, pavarësisht mangësive që paraqisnin.
Shtetësja Sidita Kopliku (Temali), anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës, si përfaqësuese e Atrako, në deklarimin e saj më datë 07.07.2023, ka deklaruar se ka pasur presione nga titullarja e e institucionit, Agjensisë së Trajtimit të Koncensioneve, konkretisht shtetësja Rovena Beqiraj, ku prej saj nxitej që procedura koncensionare për Tiranën të finalizohej me sukses. Gjithashtu sqaron se, kur ka qenë pjesë e procedurës koncensionare në lidhje me Durrësin ku do të ndërtohej një landfill, si anëtare komisioni, një këshilltar i ministrit Arben Ahmetaj, e ka njoftuar që e kërkonte ministri Arben Ahmetaj në zyrë. Ka shkuar tek zyra e ministrit Arben Ahmetaj, në paradhomë, ku sekretarja i ka kërkuar të linte telefonin aty, dhe më pas është futur në zyrën ku ndodhej ministri Arben Ahmetaj, e shoqëruar nga këshilltari. Në zyrë kanë qenë vetëm të tre, pra Sidita, këshilltari dhe ministri Arben Ahmetaj. Ministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar që, në lidhje me procedurën e Durrësit, Sidita ta shikonte dhe ta vlerësonte me pozitivitet, në drejtim të përfundimit me sukses të saj. Sidita këtë takim e ka vlerësuar si formë presioni pasi titullar të drejtpërdrejtë ajo kishte kryetarin e Atrako-s. Pas kësaj situate, edhe në rastin e procedurës koncensionare të Tiranës, Sidita është ndjerë në presion për shkak të asaj që kishte ndodhur për Durrësin dhe pasur parasysh edhe nxitjen e kryetares Rovena Beqiraj që kjo procedurë koncensionare e Tiranës të realizohej me sukses.
Duke sjellë në vëmendje se, vepra penale e korrupsionit, është një vepër penale që gjen zbatim edhe ndaj funksionarit që kërkon ose merr drejtëpërdrejtë ose tërthorazi çdo lloj përfitimi të parregullt apo qoftë edhe premtimin për një përfitim të tillë, për vete ose të tretë apo pranimi i ofertës ose premtimit që vjen nga përfitimi i parregullt, quhet e konsumuar në raport me sjelljen që ka pasur funksionari në kuadrin e ushtrimit të funksionit të tij, qoftë kjo sjellje edhe sipas ligjit fra e pashoqëruar me shpërdorim detyre), vlerësojmë se në rastin konkret është konsumuar plotësisht vepra penale e komipsionit pasiv nga funksionari i lartë personi nën hetim Arben Ahmetaj.
Gjithashtu, nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshem, i mbeshtetur ne prova, se shtetasit Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronesine që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Green Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e shtetases Albina Mançka. Kjo vilë nuk është deklaruar ndonjëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka kanë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme.
Persa me siper, vlerësojmë se ekziston dyshimi se nga ana e personit nën hetim Arben Ahmetaj, është konsumuar edhe vepra penale e “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” vetëm ose në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, përsa i përket:
• Deklarimit te rreme te shumës së investuar dhe burimit të saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi. Prej shtetasve Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka është pasqyruar nder vite, në deklaratat e pasurive te dorezuara ne Inspektoriatin e Deklarimit te Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave, se shuma me përafërsi 105 000 euro ose 102 500 euro ose 105 000 euro, ka si burim kursimet, kredi bankare pranë ISP Bank në vlerën 100 000 euro dhe nga shitja e pjeseve takuese te investimit. Nga hetimet ka rezultuar se, kredia e referuar si burim, ka pasur si qellim bleÿen e nje apartamenti dhe per me teper kjo kredi eshte disbursuar ne llogarine ketyre shtetasve me date 24.08.2016, nderkohe qe pjesa me e madhe e investimit te mesiperm, eshte kryer ne periudhen janar 2004 — korrik 2006.
• Fshehjes se shumes 3 123 880.3 leke gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi.
• Fshehjes se shumes 2 007 373 lekë gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020 nga shoqeria Integrated Technology Services sh.p.k. ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi;
• Fshehjes se shumës prej prej 170 480 euro, në vitin 2016 dhe 2017, dhe deklarimi i rreme i burimit te saj, duke u mbuluar natyra e vërtetë dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Andi Boni ïpagese e kryer ne përfundim nga shtetasi Helidon Begaj), të 2 (dy) apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj;
• Fshehjes se pasurise dhe deklarimit te rreme te saj, truall + ndërtesë me nr pasurie 1 /110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip trualli 521.13 m2 dhe sip ndërtese 98 m2 ndodhur në NB Hamallaj, e identifikuar si Vila Saphire nr. 22, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emer të shtetasit Klodian Zoto, në vijim ne emer te shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nen hetim Arben Ahmetaj.
• Fshehjes se pasurise dhe deklarimit te rreme, te shumes prej 130 000 euro, në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Besmir Prifti, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e rxdërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga
11
shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar “Integrated
Technology Services” sh.p.k. nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti;
• Fshehjes se pasurise dhe deklarimit te rreme, te shumës prej 140 000 euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe l (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila
Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food’ sh.p.k.
• Fshehjes dhe deklarimit te rreme, te shumes totale te shpenzuar per investim ne Vilen nr. 22 Hamallaj, pasi nuk kane deklaruar vleren reale te shpenzimeve duke fshehur minimalisht shumen prej 137 000 euro te paguar nga shoqeria Egeu Stone sh.p.k. qe
perfshin pjesen e rikonstruksionit, riparimit te ketij objekti (pa perfshre arredimin).
Gjithashtu, nga hetimet e kryera deri më tani, vlerësojmë se ekziston dyshimi se nga ana e personit nën hetim Arben Ahmetaj, është konsumuar vepra penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal, pasur parasysh të gjitha veprimet e kryera me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së pasurisë së paligjshme, të përfituar si pasojë e komipsionit ose burime të tjera të paligjshme.
Mbështetur në sa parashtruar më lart dhe shpjeguar në mënyrë të hollësishme në relacionin bashkalidhur kësaj kërkesë, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 288 të K.Pr.Penale, nenet 13, 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 103, 104, 279 të K.Pr.Penale, neni 295/a i K.Penal,
KËRKOJMË:
1. Dhënia e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit Arben AHMETAJ
2. Shqyrtimin e kësaj kërkese, në çdo procedurë që do të zhvillohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në seancë me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, pasur parasysh se hetimi i procedimit penal M. 277/1 i vitit 2022 ka si fokus edhe fakte te tjera penale dhe persona te tjere te implikuar ne ndodhjen e ketyre fakteve.
PROKURORËTALTINIDUMANI
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–