“Para një jave ishte në Mbretërinë e Bashkuar”, Klodiana Lala zbulon vendndodhjen e Ahmetajt: Ka udhëtuar drejt një vendi të BE-së
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Lala ka zbuluar se Ahmetaj ka udhëtuar një javë më parë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është kthyer dhe është larguar sërish.
Ajo tregoi se ish-ministri është larguar nga vendi ditën e premte drejt një vendi të Bashkimit Evropian, por pa konfirmuar se ku ndodhet konkretisht ish- zv. kryeministri i vendit.
“Ahmetaj ka udhëtuar drejt një vendi të Bashkimit Evropian të premten. Ka qenë një javë më herët po ashtu në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Është kthyer dhe ka udhëtuar sërish jashtë vendit. Ka dalë nga territori por nuk e di vendin ku ndodhet, nuk do të thotë që ai një ditë mos të kthehet. Si njeri i pushtetshëm nëse do të donte të përballej në Këshillin e Mandati mund të kthehej. Uroj mos të zgjedhë rrugën e largimit pasi ka mbajtur poste të rëndësishme, të japë shpjegime dhe prova, largimi e bën njeri të dyshuar dhe merr me vete barën e fajtorit. Policia deri më sot nuk ka pasur arsye ta kontrollojë, më lë një shije të hidhur gjithë kjo”, u shpreh ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–