“Ashtu siç ke zemrën…”/ Luizi feston sot ditëlindjen, ja urimi i veçantë që i bën Kiara (Foto)
Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, feston sot ditëlindjen. Ai ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku ka falënderuar fansat për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë.
E në këtë ditë të veçantë, Luizi ka marrë urime të shumta, por sigurisht vëmendjen e mori ai i partneres së tij, Kiara Tito.
Kjo e fundit ka publikuar disa fotografi në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Ejllin. Bashkëngjitur me to, moderatorja e njohur ka shkruar:
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën”.
Kujtojmë se Kiara dhe Luizi u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Artisti e pëlqeu atë që ditën e parë që e pa dhe dita-ditës ia shprehte këtë.
Ishte ‘dasma’ që u organizua në BB VIP që zyrtarizoi lidhjen e tyre, pasi Tito i dha një puthje në buzë Luizit, i cili e priste prej kohësh. Edhe pse lidhja e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pati ulje dhe ngritje, tani ata janë më të dashuruar se kurrë.