Mon, Nov 25, 2024

Berishës i ndërpritet fjala, në mes të konferencës ikin dritat në seli

  • PublishedJuly 12, 2023

Një incident ka ndodhur sot në selinë e PD-së, teksa ish-kryeministri Sali Berisha ishte duke dhënë një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij ku po lëshonte akuza në drejtim të qeverisë Rama për çështjen ‘Ahmetaj’, Berishës i është ndërprerë fjala, pasi kanë ikur dritat në selinë e PD-së.

Kjo situatë ka zgjatur disa sekonda, ndërkohë që më pas energjia është rikthyer dhe Berisha ka vijuar fjalën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.