Mon, Nov 25, 2024

Çështja e Ahmetajt, ish-prokurori: Lënia e gjurmëve prej tij, tregon arrogancë ndaj ligjit

  • PublishedJuly 12, 2023

Ish-prokurori Eugen Beci i ftuar këtë mbrëmje në Open u shpreh se rasti i Arben Ahmetajt, dhe gjurmët e lëna prej tij pas pagesave të bëra nga Mirel Mërtiri, tregojnë arrogancë.

Ai tha se kjo ‘pakujdesi’ e Ahmetajt mund të ‘justifikohet’ vetëm në këtë formë.

“Këto gjurmë banale, në konceptin që arroganca ka shfaqur në shumë çështje penale, tregon se të gjitha këto detaje dhe biseda telefonike, të dhëna që i ka mbledhur SPAK tregojnë arrogancën e këtyre personave karshi ligjit. ‘Nuk na bën dot gjë njeri’. Vetëm kështu mund të justifikohet fakti që lihen kaq shumë gjurmë”, tha ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.