Goditi me grusht dhe e kërcënoi me jetë bashkëshorten, arrestohet reperi Fero
Reperi i njohur i Kosovës, Fero është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij Arbenita Ismajli.
Fillimisht Arbenita dhe Fero patën një konflikt verbal dhe më pas ka agravuar në dhunë fizike duke e goditur e grushte dhe i thyer telefonin e saj personal. Ai gjithashtu e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do i marr vajzën.
“Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, pas një konflikti verbal me Feron, ai ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht e më pas ia ka thyer edhe telefonin e saj personal. I njëjti dyshohet ta ketë kërcënuar me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën”, thuhet në artikullin e Sinjalit.
Fero është akuzuar më herët edhe për goditjen e një personi nëpër rrugët e Kosovës.