Mon, Nov 25, 2024

Jo vetëm Ahmetaj, emri i një tjetër socialisti në dosjen e SPAK, kush e shoqëroi në udhëtimet luksoze ish-zëvendëskryeministrin

  • PublishedJuly 12, 2023

Zbardhen detaje të reja nga dosja e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, për të cilin SPAK kërkoi arrestimin.

Në dosjen e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, flitet për disa udhëtime të Ahmetajt me biznesmenin Mirel Mërtirin, në Rumani dhe në Vjenë.

Po ashtu mësohet se në këto udhëtime, bashkë me Ahmetajn ka qenë dhe socialisti Damian Gjiknuri. Mes të tjerash mësohet se në dosjen e SPAK specifikohet se në vendi i qëndrimit në Vjenë ishte Radisson Blu Style Hotel Viena, ndërkohë që personi që rezervoi për Ahmetajn dhe Gjiknurin ishte biznesmeni Klodian Zoto.

“Nga të dhënat e TIMS rezulton se më datë 15 prill 2014 Arben Ahmetaj del nga Shqipëria në ora 14.36 me linjën Austrian. Po më datë 15 prill 2014 rezulton se shtetasi Mirel mërtiri del nga Shqipëria në porën 15.35 me të njëjtën linjë ajrore dhe se gjithashtu edhe shtetasi Damian Gjiknuri ka dalë po në këtë datë me të njëjtën linjë ajrore në orën 14.05. ndërkohë në lidhje me kthimin konstatohet se më datë 17 prill 2014 në ora 11.18 dhe 11.19 shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj kthehen bashkë me linjën e fluturimin Lufthansa. Ndërkohë që Damian Gjiknuri kthehet një ditë më vonë.”, thuhet në dosjen e SPAK.

Mësohet se Zoto ka rezervuar hotelin në emër të Damian Gjiknurit. “Në emailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 12 mars 2014 rezulton se i është dërguar email nga booking.com për prenotimin e tij në Radisson blu sky hotel Vienna ku i konfirmohet rezervimi me nr… në adresë…. me guest name Damian Gjiknuri me periudhën 12.3.2014 deri në 13.3.2014.”, sqarohet në dosje.

Nga këqyrja e të dhënave të veprimeve të kartave dhe llogarive në emër të Klodian Zoto të vëna në dispozicion nga IS Bank rezulton se me kartën nr… janë kryer veprimet si më poshtë:

Në datë 12 mars 2014 është kryer veprimi më kartë për realizimin e transaksioneve në tregtarin “Style Hotel Vienna” në shumën 385 euro.

Në datë 13 mars 2014 është kryer veprimi më kartë për realizimin e transaksioneve në tregtarin “Style Hotel Vienna” në shumën 231 euro.

Në datë 13 mars 2014 është kryer veprimi më kartë për realizimin e transaksioneve në tregtarin “Style Hotel Vienna” në shumën 256 euro.

Në datë 12 mars 2014 është kryer veprimi më kartë për realizimin e transaksioneve në tregtarin “Style Hotel Vienna” në shumën 565 euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.