Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi ‘u kthehet’ avokatëve të Ahmetajt: Pse jeni kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004?
Ashtu siç ishte parashikuar që dje, këtë pasdite u mblidh sërish Këshilli i Mandateve, ku po diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.
Mësohet se kreu i SPAK, Altin Dumani, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai mbërritën në Kryesinë e Kuvendit, për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist, bashkë me ato që cilësohen si prova nga Prokuroria e Posaçme. Sakaq mbledhja nisi me debate, pasi kryetarja e Kuvendit njoftoi që çështja do shqyrtohet në seancë javën e ardhshme.
Deputeti ti PD, Gazment Bardhi ka debatuar me Lindita Nikollën duke i thënë që të mos i japin më kohë Ahmetajt që të fshihet.
“Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”, është shprehur ai.
Më tej ai u është drejtuar avokatëve të Ahmetajt: Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për me shumë kohë për mbrojtje.
Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi. Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004. Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanëve. Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004?
Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie? Pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton? A rezulton që në udhëtime njëlloj si Ahmetaj me këta dy persona, ka qene edhe Damian Gjiknuri? A e konfirmoni ju këtë?
BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–